TEL AVIV, 3 shkurt /ATSH-DPA/ - Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh dhe një kamion u përplasën në jug të Izraelit, njoftuan burime të ndihmës së shpejtë dhe të policisë.
Kamioni me gjatësi të konsiderueshme, i cili po transportonte të paktën dy traktorë, dhe autobusi u përplasën ballazi në një rrugë në qytetin Beersheba.
Punonjësit e ekipeve të shpëtimit po përpiqen të nxjerrin trupat nga autobusi, që transportonte gra myslimane nga qyteti Bedouin të cilat po ktheheshin nga xhamia al-Aqsa e Jerusalemit./ a.jor.