TEL AVIV- Ish-kryeminsitri izraelit, Ariel Sharon vdiq sot, në moshën 85 vjeçare në spitalin e Tel Hashomer, pranë Tel Avivit, ku ndodhej i shtruar prej disa kohësh, njoftuan mediat izraelite.

Gjendja shëdentësore e Sharon, i cili ndodhej në koma prej tetë vitesh kur ai pësoi një goditje cerebrale, ishin agravuar jashtëzakonisht shumë ditët e fundit bënin të ditur mediat izraelite.

Ish kryeministri Izraelit, ndodhej në koma që prej 4 janarit të vitit 2006 dhe i ishte nënshtruar edhe dy ndërhyrje kirurgjikale.

Mediat ndërkombëtare, kanë pasqyruar lajmin e vdekjes së tij, duke e cilësuar si Ariel Sharon, si `djalli` për palestinezet dhe hero për izraelitet.

Redaksia online
(eb/sg/shqiptarja.com)