Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse të së premtes në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ku të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën.
Policia izraelite e përshkroi sulmin në lagjen hebraike si një “incident terrorist”. Policia tha se personi i armatosur në sulmin e së shtunës ishte një djalë 13-vjeçar. Ata thanë se ai ishte "neutralizuar", por nuk dhanë më shumë detaje. Forcat izraelite të sigurisë në skenën e sulmit të armatosur në Jerusalemin Lindor, 27 janar.
Të shtënat në lagjen hebraike të Neve Ya'akov pasuan një sulm vdekjeprurës nga ushtria izraelite që ndodhi më 26 janar në Bregun Perëndimor. Bastisja në një kamp refugjatësh në Jenin u shndërrua në një shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë të paktën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjetë u vra në përleshje në një lokacion tjetër. Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në sinagogë më 27 janar, por një zëdhënës i lëvizjes islamike Hamas tha se incidentet ishin të lidhura. Incidentet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.
Përshkallëzimi i konfliktit izraelit-palestinez, i cili zgjatë me dekada, paraqet sprovë për qeverinë e re të ekstremit të djathtë, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila mori detyrën me premtimin për të mbajtur qëndrim të ashpër, mes tensioneve të rritura me palestinezët./ REL
Lajmi kryesor:
Situatë e tensionuar në Izrael, 2 atentate nga grupi ‘Hezbollah’, 7 vrarë e 5 të plagosur! Policia arreston 42 persona, kryeministri shpall gjendjen e emergjencës
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael
25 Janar, 07:21
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’
23 Janar, 17:52
-
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit
23 Janar, 07:47
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Izraeli kryen operacione në Bregun Perëndimor 2 ditë pas nënshkrimit të armëpushimit në Gaza, 8 të vdekur
21 Janar, 17:21
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52