Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit, Hassan Yousef

Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit, Hassan Yousef

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef u arrestua të enjten gjatë sulmeve dhe bastisjeve të Izraelit, sipas autoriteteve izraelite. Yousef u arrestua "me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit", tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.  

Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në West Bank dhe anëtar në Këshillin Legjislativ Palestinez.   

CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Wast Bank, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që po ndjen gjithnjë e më shumë ndikimin e  luftimeve në Gaza.

Yousef është arrestuar nga forcat izraelite në disa raste dhe ka kaluar gjithsej 24 vjet në burgjet izraelite me akuza të ndryshme për nxitje, hyrje në Jerusalem pa leje.

Këtë javë ai tha për median kanadeze  The Globe and Mail se mendonte se Hamasi do të ishte i përgatitur për të liruar 200 pengjet që po mban nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim 24-orësh për të lejuar ndihmën në Gaza.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës