Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përtej kufirit

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përtej kufirit

1698304098_gaga.jpg

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avionët luftarakë goditën një zonë ushtarake të Hezbollahut dhe një post vëzhgimi në Libanin jugor të mërkurën.

Më herët të mërkurën, IDF raportoi se militantët qëlluan një raketë antitank ndaj ushtarëve të IDF që operonin në zonën e Avivim në Izraelin verior, raporton CNN.

IDF tha se forcat e tyre iu përgjigjën zjarrit. Media në pronësi të Hezbollahut Al Manar TV raportoi se Hamasi kishte goditur një tank të IDF në Avivim.

Al Manar raportoi gjithashtu se IDF-ja goditi periferi të fshatrave Maroun al-Ras dhe Blida në Libanin jugor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur