Foto ilustruese në Gaza
Izraeli po punon për të shpërndarë pamjet e masakrave të kryera nga Hamasi më 7 tetor në parlamentet dhe zyrat e shtypit në mbarë botën, me rekomandimin e ministrit të Jashtëm Eli Cohen.
Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë i kanë parë tashmë videot, të cilat fillimisht iu shfaqën gazetarëve në Izrael dhe më vonë në Knesset.
"Përbindëshat e Hamasit kanë dokumentuar mizoritë e tyre kundër civilëve tanë duke përdorur mburrje ç'njerëzore. Ne do t'i tregojmë gjithë botës, përmes shfaqjes së filmave, mizorinë e pabesueshme të terroristëve gjakatarë që vranë familje të tëra dhe festuan dhunën e tyre", tha Cohen
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet











