Izraeli vendi i 117 që njeh zyrtarisht Kosovën, arrihet formalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve (VIDEO)

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke, pas marrëveshjeve të nënshkruara ditën e sotme mes dy ministrave të jashtëm Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

 “ Ne shënojmë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Të dyja kombet tona kanë kaluar në rrugë tejet të vështira për t’u bërë dy vende të pavarura. Sot Izraeli bëhet vendi i 117 që njeh pavarësinë tonë si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ministrja e jashtme e Kosovës.

Ndërkohë që Ministri Izraelit është shprehur se ngjarja e sotme është një gjë tejet ve rëndësishme, për të dyja vendet dhe kjo shënonte një precedent në historinë e botës pasi po nënshkruheshin marrëveshje të një niveli të lartë nënprmjet Zoom.

“Formalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit është një hap tjetër i rëndësishëm historik, “ tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi.

Ministria e jashtme e Kosovës, në fjalën e saj i kushtoi një rëndësi të madhe falënderimit të SHBA dhe kontributit të tyre në realizimin  e kësaj marrëveshje dhe asaj të 4 Shtatorit dhe mbi të gjitha në shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

 “Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u tha edhe ministri izraelit.

Marrëveshja e sotme është vlerësuar edhe nga kryeministri në largim Avdullah Hoti.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ne kemi hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës me marrëveshjken e sotme. Besoj që konkretizimi që bëmë sot tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit dhe i nxjerr gabim ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje, edhe duke mos e pranuar njohjen e Izraelit”, tha ai.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze,  hebreje dhe serbe. Tanimë pas marrëveshjes së nënshkruar, Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator.  Kosova do të bëhet vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendoste ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria e bashkuar: 01/02/2021 19:41

    Urime shqiptaret Izraeli Amerika, Faleminderit

    Përgjigju
  • Patrioti: 01/02/2021 17:48

    Urime Kosoves! Paste doren e mbare dhe kjo njohje. Jete te gjate USA dhe BE!

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/02/2021 15:27

    URIME PËR KOSOVËN!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen