Erion Braçe: Si u pushkatuan 12 vite më parë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, u pushkatuan në këtë rend, në pak minuta, këtu, në bulevardin e dëshmorëve!

Në 21 janar, si sot!

Dola në mëngjes për të shkuar në berat ku një strukturë e tërë me socialistë e jo vetëm na priste; do vinim në Tiranë, në një proteste, e radhës në 1 vit e gjysmë pa ndërprerje. Kam qene në krye të një autokolone të gjatë autobusësh-në makinë me Petrit Ramen, Sokratin, Ilir Obonin, të cilën e mbyllte deputeti i ndjerë Marko Bello-në makinë me Staver Cecen, Sokrat Goden, Arjanin. Kemi ndaluar në çdo postbllok të mundshëm për të mos lëne kërkend pas, vetëm me policë të inatosur qëllimisht. Mezi hymë në Tiranë pas 2 orë e gjysmë e u takuam me Namik Doklen ne Zogun e Zi, me të në krye në rrugën e Durrësit dhe hymë të fundit në Bulevard. Një mur toksik na u përplas në fytyrë bashkë me njerëzit që po goditeshin nga policia e ndiqeshin nga makinat blind të saj. U mblodhëm shpejt e ecëm përpara tek Kryeministria ku kishim vendin tonë.

Me profesor Ali Qesene, inxhinier Fatmirin, Feim Ruken, Staver Cecen e të tjerë beratas kemi qëndruar aty, pa lëvizur asnjë hap pas. Te tjerat, ju i dini, ishin pushkatimet ne bulevard!

Pak para tyre, Sokrati-një oficer me detyrë pranë meje për shkak të kërcënimeve të mëhershme, të një bossi të mafias ne Ballkan, i matur më kërkoi të lëviznim se ishim në rrezik-po qëllohej me fishekë luftarake, ishim në vijën e zjarrit, ai i dalloi. Pak minuta më pas pash Sokrat Goden të përkulej, Ilirin që po e shoqëronte-i kisha përballe, Hekuran Dedën të binte nga platforma ku ishte Sokrati; hapa telefonin dhe Iliri ulëriti: Na vranë, po çoj Sokratin në spital.  Para nesh kaluan njerëz me Ziver Veizin në duar, po e çonin drejt urës ku ishin makinat, pastaj Faik Myrtajn. Me shokët mblodhëm beratasit e u thamë të lëviznim drejt autobusëve. Me Petritin e Sokratin, shkuam drejt spitalit ku doktor Kapidani po bënte mrekullinë me venën e krahut të majtë te Sokrat Godes; jo vetëm, por e shpëtoi, e kuroi, e mbrojti, nga një falangë paraushtarake që po kontrollonte spital me spital. U ktheva në fushën e aviacionit për te nisur beratasit, kuçovarët e skraparllinjtë në kthim; deri sa mbërritën në telefon me përgjegjësin e çdo autobusi!

Kaq!

Kjo është dita më e tmerrshme e jetës sime! Por edhe dita më e rendë e Shqipërisë në demokraci! Pas 12 vitesh, sot, doemos që jam kokulur. Nuk është bërë drejtësi!

E di që sistemet kanë ndryshuar, janë ndarë për të mbajtur politikën larg, duhet të jetë kështu por po funksionon kështu për padrejtësi, imunitet të paligjshëm e status të paprekshmërisë për ata që kanë kryer pushkatimet. Duhet bërë drejtësi me çdo çmim. Në rrugën e ligjit e duke kërkuar provat deri në fund, çdo ditë, pa u ndalur! Asgjë, asnjë krim, asnjë vrasje nuk mund të fshihet gjithmonë, për gjithë jetën! Dje, dikush foli dhe nxori në dritë urdhrat; do flasin edhe të tjerë. Por duhet të kenë bindje që do bëhet drejtësi, kjo i bën te flasin!

Provat e reja vlejnë për drejtësinë! E fundit, kam një lutje sa njerëzore e politikë. Kam që dje qe lexoj një-dy-tre politikanë që nën dritën e provave të reja-urdhrave, bëjnë të revoltuarin ndaj prokurorëve; Provat e reja janë te mirëpritura, hipokrizia jo! Kur ha e pi me prokurorë, argëtohesh duke parë edhe futboll me ta, tamam me ata që duhet të hetojnë e jo të bëjnë sehir, duhet qepur goja!

Në respekt të të pushkatuarve! Për të lenë drejtësinë të bëj drejtësi, me prova të reja!

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andy: 21/01/2023 18:23

    familjet te marrin hak,,te vrasin ate qe vrau,,,sali berishen dhe lul bashen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë