Izraeli e sulmoi si hakmarrje për sulmin e 1 tetorit, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane: Do përdorim të gjitha mjetet për sulm

Izraeli e sulmoi si hakmarrje për sulmin e 1 tetorit, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane: Do përdorim të gjitha mjetet për sulm

Irani duket se ka ndërruar planet sa I takon një kundërpërgjigjeje ndaj Izraelit, pas sulmit të javës së kaluar.

Sky News në arabi menjëherë pas sulmit, citonte burime të cilat thoshin, se Irani i kishte komunikuar Izraelit se nuk do të ndërrmerte sulme. Por të hënën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, tha se Irani do të përdorte të gjitha mjetet që kishte në dispozicion për një përgjigje ndaj shtetit hebre.

Ai flet edhe për formën e sulmit që Irani mund të ndërmarrë ku thekson se mënyra e përgjigjes është e varur nga mënyra e sulmit. Izraeli sulmoi objektiva ushtarake javën e kaluar si hakmarrje ndaj 200 raketave që Irani lëshoi në 1 tetor ndaj Izraelit.

 Ndaj iranit u bë thirrje menjëherë nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili kërkoi që shteti islamik të mos reagojë duke cilësuar si të drejtë kundërpërgjigjen e Izraelit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta si banori i 313-ës! Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe mos takuar Kryemadhin

Ilir Meta si banori i 313-ës! Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe mos takuar Kryemadhin