Izraeli godet zonën portuale të Latakias në Siri

Izraeli godet zonën portuale të Latakias në Siri

Izraeli kreu një sulm ajror në zonën e portit Latakia në Siri, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

U dëgjuan disa shpërthime, tha ai. Sipas burimit ushtarak të kanalit televiziv, sulmi u krye me përdorimin e disa raketave nga drejtimi i Detit Mesdhe në një vend me kontejnerë në një port tregtar. Si pasojë e sulmit ajror, disa kontejnerë morën flakë. Deri më tani nuk raportohet për viktima njerëzore raportoi Sputnik. 

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që dyshohet se tregojnë sulmin.

Në fund të nëntorit, luftëtarët izraelitë F-16 lëshuan 12 raketa në provincën siriane të Homsit. Ushtria siriane shkatërroi 10 prej tyre me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore Buk-M2E dhe Pantsir-S, tha ushtria ruse.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri