Siri/ Kryeministri i propozuar nga rebelët: Zhbëjmë shërbimet e sigurisë, ligjin kundër terrorizmit! Izraeli: Shkatërruam flotën siriane! Shtëpia e Bardhë: G7 mblidhet të premten

Siri/ Kryeministri i propozuar nga rebelët: Zhbëjmë shërbimet e sigurisë, ligjin kundër terrorizmit! Izraeli: Shkatërruam flotën siriane! Shtëpia e Bardhë: G7 mblidhet të premten

Ushtarët izraelitë në Golan

I caktuar si kryeministër tranzitor deri në Mars nga rebelët, Muhamed Bashir ka premtuar se do të shpërndajë shërbimet e sigurisë të përdorura nga regjimi I Asad dhe do të heq ligjin kundër terrorizmit.

Ligji kundër terrorizmit, zëvendësoi në vitin 2012 ligjet e luftës të vendosura që nga vitet 1960 dhe shërbente për të justifikuar ekzistencën e gjykatave speciale për arrestimin e kundërshtarëve politikë dhe disidentëve. Vlerësohet se nga viti 2012 deri më sot më shumë se 150 mijë persona janë dënuar me burg për motive politike. Lideri I rebelëve Al Jolani tha se së shpejti ata do publikojnë listën me emrat e zyrtarëve që janë përfshirë në torturat e civilëve dhe kundërshtarëve të regjimit. Ndërsa deklaron se bota nuk duhet të ketë frikë nga qeveria e re siriane pasi populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.

Këtë të martë Qeveria e re siriane “mbajti një takim me ambasadorët e Irakut, Bahreinit, Omanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Italisë”, i vetmi vend perëndimor. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë nga Departamenti i Çështjeve Politike të qeverisë së përkohshme siriane, duke nënvizuar se "takimi ishte pozitiv dhe ambasadorët premtuan koordinim të nivelit të lartë me qeverinë e re".

Por nga ana tjetër Tel Aviv konfirmon se natën midis të hënës dhe të martës ushtria izraelite zhvilloi mbi 480 sulme me raketa dretj bazave ushtarake siriane. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se shkatërruesit e marinës izraelite kryen një "operacion në shkallë të gjerë" kundër flotës siriane. Netanjahu paralajmëroi se udhëheqësit e rinj të Sirisë nuk duhet të ndjekin rrugën e Asad.

 “Nëse regjimi i ri në Siri e lejon Iranin të rivendosë veten ose lejon transferimin e armëve te Hezbollahu, ne do të përgjigjemi me forcë dhe do ta bëjmë atë të paguajë një çmim të rëndë, njoftoi kryeministri izraelit.

Sulmet e shtetit hebre ndaj Sirisë u dënuan nga Turqia e cila thotë se Tel Avivi po tregon një mentalitet pushtues.

Lidhur me situatën në Siri, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbajtjen e një takimi virtual mes vendeve të G7.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Komandanti amerikan takohet me krerët e Forcave Demokratike Siriane

1733862493_AP22007000992957.jpg

Michael Erik Kurilla 

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme u takua në Siri me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, një aleat kyç i SHBA-së në misionin në vazhdim për të mposhtur ISIS-in. Kjo u bë e ditur nga Centcom.

"Sot, më 10 dhjetor, gjenerali Michael Erik Kurilla vizitoi komandantët dhe anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan, si dhe partnerët tanë të mposhtje-ISIS, Forcat Demokratike Siriane, në disa baza në Siri," tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.

Ora 21:20
Zëvendësministri i Jashtëm rus rikonfirmon: Assad është në Rusi

1733690013_a26f8afa206246cf931ca4b56c9ca7cdtransformed.jpeg

Bashar al-Assad në Moskë

Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Rusi. Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i intervistuar nga NBC News.

"Rusia e mirëpriti dhe e transportoi atë në mënyrën më të sigurt të mundshme",- tha Ryabkov.

Assad "është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia vepron sipas nevojës në këto situata të jashtëzakonshme",- shtoi ai.

Ora 21:11
Izraeli ka kryer 480 sulme ajrore në Siri në 48 orët e fundit

1733861889_241210syrianavalmb1054b24c2.jpg

Izraeli ka njoftuar se ka kryer rreth 480 sulme në 48 orët e fundit kundër objektivave strategjike ushtarake në Siri, disa ditë pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad.

"Gjatë 48 orëve të fundit, ushtria izraelite ka goditur shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri, duke i penguar ato të bien në duart e elementëve terroristë," tha ushtria në një deklaratë, të cituar nga Al Jazeera.

Ora 17:50
Erdogan flet në telefon me Melonin: Izraeli po kryen agresion në Siri

1733849863_b5fec5ca0e244c7dbd34f59330f5.jpg

Recep Tayyip Erdogan dhe Georgia Meloni

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e përkufizoi përparimin ushtarak të Izraelit në Siri si "agresion" gjatë një bisede telefonike me kryeministren Giorgia Meloni, duke shtuar se "ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe se është e domosdoshme që Siria të çlirohet nga elementët terroristë”.

Sipas presidencës turke, Erdogan tha se "zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia", duke nënvizuar "rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë".

Ora 16:18
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi shkatërruar flotën e Sirisë

1731269065_KATZ.jpg

Israel Katz

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi të martën se shkatërruesit e marinës izraelite kryen një "operacion në shkallë të gjerë" kundër flotës siriane.

“Ushtria izraelite ka kryer operacione në Siri ditët e fundit për të synuar dhe shkatërruar aftësitë strategjike që kërcënojnë shtetin e Izraelit. Marina operoi mbrëmë për të shkatërruar flotën siriane me sukses të madh”, tha Katz gjatë një vizite në një bazë detare në qytetin verior të Haifës.

Ministri paralajmëroi gjithashtu udhëheqësit e rinj të Sirisë që të mos ndjekin "rrugën e Asadit", duke iu referuar presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Ora 12:00
Siri, rebelët e kryeministri bien dakord për tranzicionin! Al Jolani: Do publikojmë emrat e zyrtarëve që kryenin tortura

Pasi propozoi emrin për kryeministër të tranzicionit, lideri I rebelëve që rrëzuan regjimin, Muhammad  Al Jolani zhvilloi një takim më kryeministrin në detyrë Jalili ku ranë dakord për transferimin e pushtetit dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Ai tha se zgjidhja do ti shërbejë rinisjes së dhënies së shërbimeve ndaj sirianëve. Al Jolani ndërkohë tha se së shpejti ata do publikojnë listën me emrat e zyrtarëve që janë përfshirë në torturat e civilëve dhe kundërshtarëve të regjimit.

Shumica e tyre janë arratisur siç tha Jolani por për ta do të kërkohet ekstradimi dhe se do ofrohet shpërblim për cilindo që do të japë informacione në lidhje me vendodhjen dhe identitetin e tyre.

Forca opozitare e cila është duke bërë marrjen formale të pushtetit si një ndër misionet e para kishte lirimin e të burgosurve dhe gjetjen e atyre që njiheshin si qendra torture.

Burgu Sednaya ishte një ndër to ku siç është raportuar janë gjetur disa trupa të pajetë. Rebelët menjëherë iu drejtuan godinës së tij të hënën për të cliruar edhe atë pjesë të të burogsurve të mbetur dhe për të gjetur prova për torturat e kryera. Al Jolani në një fjalim drejtuar mbështetësve tha se ata nuk u nidhmuan nga askush dhe se ishin të vetëm në rrëzimin e regjimit të Assad.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës