Izraeli kërcënon Rusinë, Benjamin Netanyahu: Kujdes me shitjen e armëve

Izraeli kërcënon Rusinë, Benjamin Netanyahu: Kujdes me shitjen e armëve

Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta. Kujdes me shitjen e armëve, është shprehur në mënyrë kërcënuese Izraeli për Rusin.

Zyra e shefit të ekzekutivit e izraelit pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve të hënën ka njoftuar se ai i druhet transferimit të sistemeve të avancuara të armëve në duar të papërgjegjshme dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe shefit të Kremlinit.

Përveç kundërshtimit të shtetit hebre, Moska e ka bërë të qartë se dorëzimi i sistemit raketor ajror do të bëhet brenda dy javësh, ku e gjithë kjo zhvillohet vetëm pak ditë pasi Rusia e akuzoi Izraelin për rrëzimin jo të drejtpërdrejtë të një avioni luftarak rus në Siri.

Mirëpo kundër kësaj lëvizjes së parashikuar që të ndodhë shumë shpejt është edhe Shtëpia e Bardhë, ku  Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton arriti deri aty sa ta cilësonte këtë shitje armesh si “moment që shënon përshkallëzim të ndjeshëm” në luftën civile 7 vjeçare të vendit.

Ndërsa avionët izraelitë deri më sot kanë ndërmarrë sulme ndaj forcave iraniane në Siri pa u penguar nga rusët. Shteti hebre deklaroi pas incidentit të avionit rus se do të përpiqet të shmangë episode të tilla në të ardhmen, por nuk ka ndërmend t’i ndalojë plotësisht misionet e tij në Siri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj