1701676514_for.jpg

Forcat izraelite

Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) pretendon se ka kryer 200 sulme gjatë natës në të gjithë Gazën, ndërsa bombardimet ajrore vazhdojnë.

Një nga njësitë e saj tokësore kishte shkatërruar një qendër komanduese të Hamasit me bazë brenda një shkolle në Gazën veriore, raporton Sky News.

“Brigada Negev shkatërroi një infrastrukturë terroriste të ngritur në një shkollë në Beit Hanon, nga ku u nis një sulm kundër forcave tona”.

Ajo tha se forcat e saj ajrore kishin goditur dhe shkatërruar një skuadër të Hamasit dhe “forcat detare sulmuan disa objektiva… si ndihmë për forcat manovruese”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit