Ushtria izraelite tha se forcat e saj sulmuan mëngjësin e sotëm objektiva në Siri pasi gjashtë raketa u lëshuan nga territori sirian drejt Izraelit, në një sulm të rrallë nga fqinji verilindor i tij.
Izraeli tha se fillimisht u përgjigj duke sulmuar zonën siriane nga ku u hodhën raketat. Më vonë, ushtria tha se avionët luftarakë izraelitë sulmuan ndërtesa të ushtrisë siriane.
Sulmet me raketa erdhën pas përshkallëzimit të dhunës në fronte të shumta për shkak të tensioneve në Jeruzalem dhe ndërhyrjes së policisë izraelite në vendin e shenjtë më të ndjeshëm të qytetit, xhaminë Al Aksa.
Sipas njoftimeve në media, një grup palestinez me bazë në Damask, që është besnik ndaj regjimit sirian, ka marrë përgjegjësinë për lëshimin e tre raketave të shtunën në drejtim të Izraelit.
Brigada Al Quids u citua të deklaronte se goditja me raketa erdhi si përgjigje ndaj sulmit të policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa.
Në Siri, një këshilltar i Presidentit Bashar Assad e cilësoi sulmin me raketa si “pjesë të përgjigjes ndaj armikut agresiv”.
Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite qëlluan për vdekje një 20-vjeçar palestinez, ndërsa vazhdon shtimi i dhunës në atë rajon.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press më shumë se 90 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite që nga fillimi i këtij viti.
Sulmet palestineze ndaj Izraelit kanë shkaktuar 19 viktima, deri tani, përfshirë dy shtetase britaniko-izraelite dhe një italian, që mbeten të vrarë të premten. VOA
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Izraeli kryen operacione në Bregun Perëndimor 2 ditë pas nënshkrimit të armëpushimit në Gaza, 8 të vdekur
21 Janar, 17:21
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Sulm me thikë në Tel Aviv, 1 i plagosur, sulmuesi vritet me armë zjarri nga një civil! Dyshohet për akt terrorist (VIDEO)
18 Janar, 16:26
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19