Qeveria izraelite ka autorizuar fillimin e një procesi të regjistrimit të tokës në Bregun Perëndimor për herë të parë që nga vitit 1967. Bazuar në një rezolutë të paraqitur nga ministrat e Mbrojtjes, Financave dhe Drejtësisë, Autoriteti i Regjistrimit të Izraelit do të marrë fondet dhe fuqinë punëtore të nevojshme për të kryer procedurat. Siç raporton Times of Israel , pronësia e afërsisht dy të tretave të Bregut Perëndimor nuk është regjistruar kurrë zyrtarisht.
Qeveria izraelite thotë se procesi i regjistrimit të tokës do të krijojë "siguri ligjore" dhe do të ruajë interesat e shtetit hebre.
Por Presidenca e Autoritetit Kombëtar Palestinez paralajmëron për pasoja të rënda që mund të sjellë miratimi i qeverisë izraelite. Në një deklaratë të raportuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, masa "përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin" dhe "fillimin e zbatimit të planeve që synojnë konsolidimin e pushtimit përmes zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve".
Megjithatë, paralajmëroi Presidenca, këto vendime nuk do t'i japin Izraelit " asnjë legjitimitet mbi territorin e Shtetit të Palestinës" dhe "nuk do të ndryshojnë statusin ligjor dhe historik sipas të cilit Bregu Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës janë territor i pushtuar palestinez". Presidenca e autoritetit kombëtar palestinez kërkoi nga ndërkombëtarët dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërhyjë "për t'u dhënë fund veprimeve të rrezikshme të Izraelit" dhe "për ta detyruar Izraelin të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e legjitimuara ndërkombëtarisht".
Procesi i ri i regjistrimit të tokës do të hyjë në fuqi në të ashtuquajturën Zona C të Bregut Perëndimor, e cila përbën afërsisht 60% të të gjithë territorit dhe ku Izraeli mban kontroll ushtarak dhe civil.
Komente













E gjith kjo cka ndodh ne bregun Perendimor ndodh me Miratimin Amerikan dhe partiaket ne Bruksel,sejcili shtet ka te drejte te mbrohet por kjo nuk eshte mbrojtje kjo eshte nji gjenocid per ta debuar nji popull nga vendbanimet e tyre pse kete e deshirojne Fashistet Perendimore dhe te njejtit flasin per te drejtat e njeriut por mbeshtesin vrasjen e grave dhe te femijve.
Përgjigju