Izraeli në prag të tronditjes politike, ligj që synon eliminimin e arabishtes si gjuhë zyrtare
Legjislacioni i propozuar, në formën aktuale, lejon implementimin e ligjit fetar hebraik në disa raste dhe eliminon arabishten si gjuhë zyrtare.
Kryeministri izraelit, Netaynahu
Izraeli është në prag të një tronditje të fortë politike, ndërsa partia qeverisëse kërkon që të miratojë legjislacion që do të lejonte krijimin e komuniteteve vetëm izraelite, diçka që kritikët e cilësojnë si fundi i shtetit demokratik.
Gjatë 5 viteve të fundit, politikanët kanë debatuar ashpër për detajet e ligjit që ka status të ngjashëm me kushtetutën dhe që Benxhamin Netanjahu kërkon të miratohet këtë muaj. Projektligji kontrovers e lejon shtetin që të autorizojë një komunitet të përbërë nga njerëz me të njëjtin besim fetar dhe kombësi që të ruajnë karakterin ekskluziv të komunitetit. Legjislacioni i propozuar, në formën aktuale, gjithashtu lejon implementimin e ligjit fetar hebraik në disa raste dhe eliminon arabishten si gjuhë zyrtare.
“Në demokracinë izraelite ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e individit dhe të grupit, kjo është e garantuar. Por edhe shumica ka të drejta dhe shumica sundon”, deklaroi kryeministri Netanjahu më herët.
Vota për ligjin pritet javën e ardhshme, megjithëse drafti final ende nuk është gati. Kritikët e kanë krahasuar ligjin me aparteidin në Afrikën e Jugut dhe protestat ndaj tij nuk kanë munguar. Kundër detajeve të ligjit janë shprehur edhe presidenti i vendit dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Kritikët thonë se ligji lejon krijimin e zonave të ndara bazuar në racë, fe apo kombësi dhe kjo është e papranueshme. Një pjesë e analistëve thonë se ligji me titullin Izraeli si ‘komb shtet për popullin hebre’ është mjaft i qartë në qëllimin e tij, ndërsa anëtarët e partisë “Likud” të Kryeministri, kanë akuzuar Presidentin e Prokurorin e Përgjithshëm që kanë harruar ADN-në e tyre përderisa kundërshtojnë ligjin./javanews/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
26 Nëntor, 07:16
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor, 07:55
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28