Lufta në Gaza, IDF dhe Netanyahu konfirmojnë vrasjen e liderit të Hamas, Yahya Sinwar

Ministri i Jashtëm izraelit Katz, IDF dhe Shin Bet kanë konfirmuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar u vra në një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në Rripin e Gazës. Sipas transmetuesit Channel 13 , atentati ndodhi në zonën Tal Al-Sultan, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të informojë familjet e pengjeve të mbajtura për më shumë se një vit në Gaza se nuk ka asnjë tregues se ndonjë prej tyre është plagosur.

"Terroristëve të Hamasit u them: liderët tuaj po ikin dhe do të eliminohen. Unë u drejtohem të gjithë atyre që mbajnë pengjet tona: kushdo që të lërë armët dhe të kthejë pengjet tanë, ne do t'i lejojmë ata të largohen dhe të jetojnë. Kushdo që dëmton pengje, do të ketë gjak në kokë dhe do të përgjigjet për këtë”. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu duke folur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Sipas mediave izraelite, xhaketa e veshur nga terroristi i vrarë nga IDF në Gaza, i cili besohet të jetë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ishte mbushur me granata. I cili nuk ka shpërthyer pasi ai është goditur në kokë dhe jo në gjoks.

Më herët edhe një televizion saudit konfirmoi vdekjen e Sinwar pas një testi paraprak ADN-je të kryer në trupin e tij të vdekur.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

1720381776_benjaminnetanyahu.JPG

“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi. Të dashurit tuaj Ata janë të dashurit tanë."

Këtë e tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim pas konfirmimit të vrasjes prej ushtrisë izraelite të liderit të Hamasit në Gaza Yahya Sinwar.

Më tej ai u shpreh se kjo është "Lufta e Ringjalljes", për Izraelin. Këto janë të njëjtat fjalë që, sipas zërave nga mediat izraelite ditët e fundit, Netanyahu i kishte propozuar gjatë një mbledhjeje të qeverisë më 7 tetor, duke sugjeruar ndryshimin e emrit të operacionit nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Ringjalljes”.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasjet në Kuvend, a jeni dakord me mënyrën se si po proteston opozita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar