Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza e Liban, të paktën 34 të vdekur! Aktivistët hebrenj kundër luftës, bllokojnë bursën e Wall Street, 206 të arrestuar

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza e Liban, të paktën 34 të vdekur! Aktivistët hebrenj kundër luftës, bllokojnë bursën e Wall Street, 206 të arrestuar

Nga sulmet e Izraelit në kampet e Gazës

Bombardimet e IDF-së izraelite kanë shkaktuar të paktën 34 viktima në dy frontet e luftës Gaza dhe Liban, ndaj Hamas dhe Hezbollah, në 24 orët e fundit.

Një ditë më parë Hezbollah sulmoi me dronë dhe raketa një bazë ushtarake izraelite dhe territoret në veri, duke vrarë 4 ushtarë të IDF dhe plagosur 58 persona.

Një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (15 Tetor) vrau të paktën 4 persona dhe shkaktoi shpërthimin e flakëve midis tendave të personave të zhvendosur që kishin kërkuar strehim në oborrin e qendrës shëndetësore në zonën Deir al-Balah, shkruan “La Repubblica”.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që fshiheshin mes civilëve, pa dhënë prova. Pamjet e Associated Press treguan fëmijë mes të plagosurve. Më herët, nga sulmet e tjera u raportuan edhe 9 viktima në zona të ndryshme, duke e çuar numrin në 13 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas agjencisë palestineze Wafa, një sulm në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, goditi një shtëpi ku humbën jetën katër persona. Sulmi ndodhi pranë xhamisë Al Hindi, në një zonë të quajtur Al Faluga.

Kanalet televizive Al Manar dhe Al Mayadeen raportuan njëkohësisht vdekjen e nëntë personave në një bombardim izraelit në qytetin Bani Suheila, në lindje të Khan Yunis.

Al Mayadeen iu referua gjithashtu një bombardimi në një bllok banimi pranë një xhamie në Tal al-Hawa, në jugperëndim të Gazës, ku disa njerëz thuhet se mbetën nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga sulmi ajror izraelit në Libanin verior është rritur në 21. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë libaneze. Tetë persona të tjerë u plagosën, tha ministria.

Sulmi izraelit goditi një shtëpi në zonën Aito orët e vona të së hënës (14 Tetor), ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur nga Libani jugor, tha një burim libanez i sigurisë. Është hera e parë që kjo zonë goditet nga Izraeli.

SHBA nga ana tjetër po dërgon sistemin antiraketë Thaad në Tel Aviv, kurse kryeministri izraelit Netanyahu i kërkoi OKB të tërhiqte nga Libani jugor forcat paqeruajtëse UNIFIL, të cilat u bënë shënjestra të bombardimeve të IDF-së ditë më parë, duke plagosur 4 ushtarë dhe shkaktuar dëme.

Reagimet ndërkombëtare ishin të fuqishme, teksa OBK është përgjigjur se nuk do i lëviztë trupat e saj nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke paralajmëruar Tel Avivin.

Kurse në SHBA, mbi 500 aktivistë hebrenj bllokuan Bursën e Wall Street në Nju Jork dje (14 Tetor), pas një proteste ku u kërkua ndalja e luftës në Gaza dhe Liban nga ana e Izraelit dhe vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. Policia arrestoi 206 prej tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:45
Mbi 500 hebrenj bllokojnë bursën e Wall Street, protestë që vendi i tyre të ndalë luftën në Gaza dhe Liban! 206 aktivistë të arrestuar

Moment nga protesta e aktiviztëve hebrenj në Nju Jork, para bursës së Wall Street

SHBA- Momente të tensionuara jashtë bursës së Nju Jorkut në SHBA, ku mbi 500 aktivistë hebrenj dhe grupe aleate organizuan një protestë për të kërkuar fundin e mbështetjes së SHBA për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Kështu raporton gazeta “Times of Israel”, duke cituar burime të agjencisë amerikane. 206 demonstrues u arrestuan, shumë prej të cilëve janë anëtarë të grupeve aktiviste si “Zëri Hebre për Paqe”.

"(Qindra) hebrenj dhe miq po mbyllin bursën e Nju Jorkut për të kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë armatosjen e Izraelit", thonë ata.

Ndërtesa ikonë e bursës pranë Wall Street në Manhattan, ishte dhe vendi i tyre i protestës.

Asnjëri prej tyre nuk hyri brenda, por kaluan një gardh sigurie policore të vendosur jashtë ndërtesës kryesore në Broad Street.

Disa nga të pranishmit brohoritën parulla kundër sulmeve izraelite në Liban, për t'iu kundërvënë militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani. Kishte gjithashtu një numër shumë më të vogël të kundër-protestuesve pro-izraelit që mbanin flamuj izraelitë, në vendngjarje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'