
Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, ka thënë se 229 persona mbahen aktualisht në robëri nga Hamasi.
Katër persona të mbajtur në Gaza deri më tani janë liruar nga Hamasi , duke mbajtur gjallë shpresat se edhe të tjerë mund të lirohen, raporton Al Jazeera.
Një përfaqësues i Hamasit në Moskë ka deklaruar se pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk mund të lirohen, derisa të arrihet një armëpushim.
Gazeta ruse Kommersant citoi Abu Hamid, një anëtar i një delegacioni të Hamasit që vizitoi kryeqytetin rus, të ketë thënë se grupit i duhet kohë për të gjetur të rrëmbyerit më 7 tetor dhe një mjedis të qetë për të përfunduar këtë detyrë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)








