Izraeli prish marrëveshjen e firmosur për uljen e tensioneve! Ushtarët vrasin 15 vjeçarin palestinez me plumb pas shpine
Makinat ushtarake izraelite
Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një 15-vjeçar palestinez në Bregun Perëndimor. Ahmad Enaya, kryebashkiaku i qytetit të Azzoun në Bregun Perëndimor, tha se një automjet ushtarak izraelit hyri në qytet vonë të enjten dhe kur adoleshentët hodhën gurë drejt makinës, ushtarët u përgjigjën me zjarr.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Muhammad Nidal Salim u vra nga plumbat në shpinë të gjuajtur në drejtim të tij nga ushtarët e izraelitë.
Dy të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë i cili është në gjendje kritike, njoftoi ministria, pa dhënë moshën e tyre.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se ushtarët qëlluan mbi të dyshuarit që kishin hedhur eksploziv ndaj forcave ndërsa ata po kryenin një kërkim në zonë për njerëzit që hodhën fishekzjarre në automjetet izraelite që kalonin pranë Azzoun.
Ai tha se ishte në dijeni të raporteve për njerëz të plagosur, por nuk konfirmoi ndonjë vdekje palestineze.Kjo ngjarje prish marrëveshjen e firmosur mes Izraelit dhe Palestinës për të ulur tensionet duke qenë se së shpejti nis muaji i shenjtë i Ramazanit.
Dhuna në Bregun Perëndimor ka qenë e vazhdueshme, me Izraelin që ka kryer bastisje pothuajse ditore gjatë vitit të kaluar, duke vrarë qindra palestinezë. Të dielën vonë, qyteti palestinez Huwara u sulmua nga kolonët izraelitë, disa orë pasi dy izraelitë u qëlluan për vdekje teksa po kalonin me makinë nëpër qytetin verior të Bregut Perëndimor.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.3%
-
Jo
60.3%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 544
Lajme të tjera
-
Polici egjiptian vret me armë zjarri 3 ushtarë izraelitë në kufirin mes dy shteteve
3 Qershor, 16:21
-
Armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës
14 Maj, 12:44
-
Izraeli dhe Xhihadi Islamik Palestinez bien dakord për një armëpushim në Gaza
14 Maj, 11:29
-
Dita e 5-të e bombardimeve, forcat izraelite vrasin 2 të rinj në Rripin e Gazës, plagosen disa të tjerë
13 Maj, 16:49
-
Palestina hakmerret për vrasjen e 2 komandantëve, bombardon qytetin qëndror të Izraelit! Vritet një person
11 Maj, 21:00
-
Intensifikohen luftimet mes Izraelit dhe palestinezëve
11 Maj, 07:44
-
Sulme në Rripin e Gazës në Izrael, 12 të vrarë
9 Maj, 09:10
-
OKB shkurton buxhetin, ndërpet ndihmat për Palestinën! 20 mijë palestinezë dhe gra do t’u pezullohen paketat ushqimore
7 Maj, 21:52
-
Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës
3 Maj, 08:10
-
Udhëheqësi i Xhihadit vdes në burg pas një greve urie, kryeministri palestinez: Vrasje e qëllimshme! Gaza raketa drejt Izraelit
2 Maj, 07:50
-
Izraelitët ‘s’gjejnë qetësi’, protesta masive kundër kryeministrit në Tel Aviv
30 Prill, 15:43
-
Gjuajti me gurë drejt tyre, forcat izraelite vrasin me armë zjarri 16 vjeçarin palestinez
28 Prill, 21:40