Eli Cohen
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, njoftoi se ai kishte refuzuar viza dhe nuk do të jepte një tjetër për dy zyrtarë të OKB-së në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri në X (ish-Twitter), duke thënë se nuk dëshiron më “të punojë me ata që bashkëpunojnë me propagandën e Hamasit”.
Cohen argumentoi se "sjellja e Kombeve të Bashkuara nga 7 tetori e tutje është një turp për atë organizatë dhe për komunitetin ndërkombëtar.
Duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm që legjitimoi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit e deri te Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut që publikoi shpifje. dhe akuza të pabaza, dhe deri tek UN Women e cila për dy muaj injoroi përdhunimet ndaj grave izraelite”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli shpall armëpushim prej 4 orësh në Gaza! Krishtlindje të përgjakura, 68 viktima! Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite









