Lufta/ Izraeli shpall armëpushim prej 4 orësh në Gaza! Krishtlindje të përgjakura, 68 viktima! Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite

Krishtlindja e përgjakshme në Gaza. Lufta në Lindjen e Mesme ka shënuar sot (25 Dhjetor) ditën e 80-të. Të paktën 68 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. 

Këto 68 viktimat përfshijnë të paktën 12 gra dhe 7 fëmijë, sipas të dhënave fillestare të ofruara nga spitalet.  Ushtria izraelite ka bombarduar objektivat e Hezbollahut në Liban.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA vlerëson se ka 50 mijë gra shtatzëna në Gaza.

Më parë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza kishte raportuar një numër të vdekurve prej 70.  Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shpallën sot një armëpushim humanitar prej 4 orësh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, tha Zyra për Koordinimin e Qeverisë.

“IDF po kryen pauza taktike humanitare për të lejuar civilët në Rripin e Gazës të furnizohen me ujë dhe ushqime. Sot, 25 dhjetor, u shpall një pauzë në A-Sheikh Muhammad al-Yamani West dhe Deir al-Balah midis orës 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale”, thuhet në deklaratën e IDF në platformën X (ish-Twitter).

Hamasi dhe Xhihadi Islamik thuhet se kanë hedhur poshtë planin e paqes me tre pika të propozuar dje (24 Dhjetor) nga autoritetet egjiptiane. Kjo është raportuar nga Reuters, duke cituar dy burime egjiptiane të sigurisë. Të dy grupet, të cilat kanë mbajtur bisedime të veçanta me ndërmjetësit në Kajro ditët e fundit, thuhet se kundërshtuan çdo lëshim ndaj Izraelit që përmban propozimi i mbështetur edhe nga Katari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Izraeli mbledh kabinetin e luftës, diskutohet për Gazën dhe Iranin! Izraelitët i frikësohen një sulmi të mundshëm nga Hezbollahu

1698520606_netanyahu1.JPG

Kabineti i luftës izraelite, i kryesuar nga Benjamin Netanyahu, është takuar mbrëmjen e sotme me dy tema në rend dite. Nga njëra anë diskutohet pjesa e propozimit egjiptian që ka të bëjë me mundësinë e lirimit të pengjeve të tjerë të mbajtur në Gaza. Nga ana tjetër, flitet për situatën në veri të Izraelit. Ata i frikësohen një sulmi të mundshëm nga grupi i Hezbollahut pas sulmit izraelit në Damask që vrau një udhëheqës të lartë të Pasdaranit iranian. Sa i përket planit të ndërmjetësimit egjiptian, Hamasi dhe Xhihadi Islamik tashmë e kanë refuzuar atë.

Ora 18:48
Sulmi izraelit në Siri, vritet një gjeneral i lartë iranian! Izraeli përgatitet për përgjigjien e Teheranit

1702902647_lkgf.jpg

Një udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri. Këtë e raportojnë agjencitë iraniane të lajmeve. Sulmi ndodhi në Saydah Zeyneb, pranë kryeqytetit Damask. Viktima është gjenerali Razi Moussavi, një nga këshilltarët më me përvojë të Gardianëve. Ai ishte koordinatori i forcave iraniane të angazhuara në Siri dhe ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Qassem Soleimani, kreut të Forcave al-Quds të vrarë në një sulm amerikan në Irak në vitin 2020. Edhe pse jo zyrtarisht, burime brenda qeverisë izraelite konfirmojnë se Izraeli po përgatitet për kundërpërgjigjien e Iranit pas vrasjes së gjeneralit.

Ora 16:24
Gjithçka e shkatërruar, pamje nga kampi i refugjatëve Maghazi pas sulmeve izraelite

1703518141_vvvvvvvvvvvvvvvv.JPG

Skena shkatërrimi shfaqen nga kampi i refugjatëve Maghazi pas bombardimeve të rënda izraelite.

Të paktën 106 persona u vranë, sipas zyrtarëve mjekësorë palestinezë të udhëhequr nga Hamas në Gaza.

 

Ora 15:50
Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

Hamasi dhe Xhihadi Islamik thuhet se kanë hedhur poshtë planin e paqes me tre pika të propozuar ditën e djeshme (24 Dhjetor) nga autoritetet egjiptiane. 

Kjo është raportuar nga Reuters, duke cituar dy burime egjiptiane të sigurisë. 

Të dy grupet, të cilat kanë mbajtur bisedime të veçanta me ndërmjetësit në Kajro ditët e fundit, thuhet se kundërshtuan çdo lëshim ndaj Izraelit që përmban propozimi i mbështetur edhe nga Katari. 

Plani, ndër të tjera, parashikonte zgjedhje në Gaza dhe Bregun Perëndimor pas lindjes së një qeverie të përkohshme me garancinë se anëtarët e Hamasit nuk do të viheshin në gjyq për sulmet e 7 tetorit. 

Hamasi nuk e komentoi propozimin. Një zëdhënës e kufizoi veten në deklarimin se grupi dëshiron t'i japë fund agresionit të Izraelit kundër popullit tonë dhe ne kemi diskutuar me vëllezërit tanë egjiptianë mënyrat për të arritur këtë rezultat. 

Plani egjiptian pritet të shqyrtohet edhe sot (25 Dhjetor) nga kabineti i luftës egjiptian.

Ora 15:40
Izraeli shpall një armëpushim prej 4 orësh në Gaza

1703091704_sulmohetizraeli.png

Gaza pas bombardimeve izraelite, 20 Dhjetor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shpallën sot një armëpushim humanitar prej 4 orësh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, tha Zyra për Koordinimin e Qeverisë.

“IDF po kryen pauza taktike humanitare për të lejuar civilët në Rripin e Gazës të furnizohen me ujë dhe ushqime. Sot, 25 dhjetor, u shpall një pauzë në A-Sheikh Muhammad al-Yamani West dhe Deir al-Balah midis orës 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale”, thuhet në deklaratën e IDF në platformën X (ish-Twitter).

Ora 14:30
Netanyahu viziton trupat në Gaza: Lufta do të jetë ende e gjatë

1702234301_hhhhhhhhhhhhhh.JPG

Benjamin Netanyahu

Lufta në Gaza "do të jetë e gjatë, nuk po i vjen fundi ende", deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një seancë të Knesset, parlamenti izraelit. 

Duke u kthyer nga një takim me ushtarët e angazhuar në Gaza, Netanyahu tha se dëgjoi prej tyre një dëshirë të qartë për të "arritur deri në fund". 

"Edhe nëse shfaqen dyshime në shtyp dhe në televizionet lokale, tha ai, ne nuk do të ndalemi së luftuari. Dhe do të thellojmë luftimet edhe në ditët në vijim. Duhet të kemi durim, të qëndrojmë të bashkuar dhe të ngulmojmë në kryerjen e misionit tonë", tha Benjamin.

Ora 13:50
Izraeli refuzon viza për dy zyrtarë të OKB-së

1703508741_kb.jpg

Eli Cohen

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, njoftoi se ai kishte refuzuar viza dhe nuk do të jepte një tjetër për dy zyrtarë të OKB-së në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri në X (ish-Twitter), duke thënë se nuk dëshiron më “të punojë me ata që bashkëpunojnë me propagandën e Hamasit”. 

Cohen argumentoi se "sjellja e Kombeve të Bashkuara nga 7 tetori e tutje është një turp për atë organizatë dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm që legjitimoi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit e deri te Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut që publikoi shpifje. dhe akuza të pabaza, dhe deri tek UN Women e cila për dy muaj injoroi përdhunimet ndaj grave izraelite”.

Ora 11:40
Media: 100 viktima në Gaza në 24 orët e fundit

1703421716_gazaaaass.JPG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Gjatë natës pati vdekje dhe shkatërrime të mëtejshme në qendër të Rripit të Gazës, të përqendruar në kampet e refugjatëve të al-Maghazi dhe al-Bureij. 

Këtë e raporton faqja e Al Jazeera, duke theksuar se në 12 orët e fundit janë vrarë rreth 100 persona, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë. 

Sipas gazetës, bombat ranë mbi shtëpi dhe ndërtesa, duke shkatërruar lagje dhe infrastruktura, duke përfshirë rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë kampeve të refugjatëve. 

Autoritetet e Gazës njoftuan se kishte të paktën 68 viktima në kampin al-Maghazi.

Ora 11:35
Kabineti i luftës i Izraelit vlerëson planin e paqes egjiptian

1701886632_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë sot (25 Dhjetor) kabinetin e luftës për të diskutuar planin trefazor të paqes të vënë në tryezë nga Egjipti. 

Ditët e fundit, liderët politikë të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe disa përfaqësues të qeverive perëndimore shkuan në Kajro. 

Plani përfshin një armëpushim për lirimin e pengjeve, krijimin e një qeverie teknike palestineze që ka autoritet mbi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor dhe negocimin e një marrëveshjeje politike që do të çonte në një fund të plotë të armiqësive.

Ora 09:11
Ushtria izraelite: Disa objektiva u goditën në Gazën jugore dhe vramë komandantin e Hamasit

1703277458_gazaaa.JPG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Ushtria izraelite tha se disa objektiva në Gazën jugore u sulmuan gjatë ditës së kaluar. 

Ushtarët gjetën armë pasi bastisën një ndërtesë në qytet. 

Zëdhënësi i IDF tha se ushtria vrau një komandant të Hamasit. Në qytetin verior të Beit Lahia, forcat gjetën depo me armë të tjera: pushkë, karikatorë dhe eksplozivë.

Ora 09:00
Netanyahu: Forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës

1702762399_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës dhe do të vazhdojnë të luftojnë derisa të fitojnë kundër Hamasit, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë të publikuar të dielën.

“Qytetarë të Izraelit, ne po intensifikojmë luftimet në Rripin e Gazës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitoren absolute ndaj Hamasit. Kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet tona, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin. Kjo do të kërkojë kohë, por ne do të jemi të bashkuar, ushtarët, njerëzit dhe qeveria. Ne jemi të bashkuar për të luftuar deri në fund”, tha Netanyahu.

Netanyahu foli edhe për ushtarët izraelitë që u vranë gjatë operacioneve ushtarake në Gaza.

“Lufta ka një çmim, një çmim shumë të rëndë në jetën e ushtarëve tanë heroikë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë. Megjithatë, ka një gjë që nuk do të bëjmë: Nuk do të ndalemi derisa të fitojmë”, tha Netanyahu.

Deklarata e Netanyahu vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën gjatë një konference për shtyp se konflikti “duhet të kalojë në një fazë me intensitet më të ulët”.

Ora 08:27
Rreziku nga uria në Gaza, fëmijët presin në radhë për një vakt

1703489214_la.jpg

Fëmijët në Gaza në pritje të ushqimit

Mijëra palestinezë po përballen me rrezikun e urisë dhe etjes në Rripin e Gazës, i cili është i ekspozuar ndaj sulmeve brutale izraelite.

Gjithnjë e më e vështirë është të gjesh ushqim në Rafah, ku janë strehuar dhjetëra mijëra palestinezë që ikën nga sulmet izraelite.

Banorët e Gazës që janë strehuar në qytet, mbijetojnë falë ushqimeve të gatuara nga vullnetarët.

Fëmijë të shumtë qëndrojnë në radhë çdo ditë, duke mbajtur tenxhere dhe kova, për të marrë një vakt që do të thotë jetë për ta.

Sulmet izraelite e kanë lënë Rripin e Gazës në gërmadha me gjysmën e banesave të dëmtuara ose të shkatërruara dhe rreth 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Ora 08:23
VIDEO/ Në vendlindjen e Jezusit nuk festohen Krishtlindjet këtë vit! Betlehemi i ngjan një qyteti fantazmë

Vendlindja biblike e Jezusit, normalisht një vend i gjallë, i ngjante një qyteti fantazmë të dielën, pasi festimet e Krishtlindjeve këtë vit në Betlehem u anuluan për shkak të luftës Izrael-Hamas.

Mungonin dritat festive dhe pema e Krishtlindjes, që normalisht zbukurojnë Sheshin Manger, si dhe turmat e turistëve të huaj dhe grupet e të rinjve që mblidhen çdo vit në qytetin e Bregut Perëndimor për të shënuar festën. Dhjetëra forca palestineze të sigurisë patrullonin sheshin bosh, raporton AP.

Anulimi i festimeve të Krishtlindjeve është një goditje e rëndë për ekonominë e qytetit. Turizmi mbështetet në rreth 70 për qind të të ardhurave të Betlehemit, pothuajse të gjitha gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Shumë linja ajrore të mëdha kanë anuluar fluturimet për në Izrael, sepse pak të huaj po e vizitojnë. Zyrtarët lokalë thonë se mbi 70 hotele në Betlehem janë detyruar të mbyllen, duke lënë mijëra njerëz të papunë.

Mbi 20 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50 mijë janë plagosur gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësorë atje, ndërsa rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të territorit janë zhvendosur.

Lufta u shkaktua nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, në të cilin militantët vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe morën më shumë se 240 pengje.

Luftimet kanë ndikuar në jetën, në të gjithë Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, qasja në Betlehem dhe në qytete të tjera palestineze në territorin e pushtuar nga Izraeli, ka qenë e vështirë, me radhë të gjata shoferësh që presin të kalojnë pikat e kontrollit ushtarak. Kufizimet kanë penguar gjithashtu dhjetëra mijëra palestinezë që të dalin nga territori për të punuar në Izrael.

 

Ora 08:16
Krishtlindjet e përgjakshme në Gaza, bastisje në një kamp refugjatësh, 68 viktima

1703492037_hahga.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite, 24 Dhjetor

Krishtlindjet e përgjakshme në Gaza. Të paktën 68 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. 

Këto 68 viktimat përfshijnë të paktën 12 gra dhe 7 fëmijë, sipas të dhënave fillestare të ofruara nga spitalet. 

Më parë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza kishte raportuar një numër të vdekurve prej 70. 

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar.

S.S/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve