IZRAEL - Forcat ajrore izraelite kanë qëlluar dhe rrëzuar një avion të vogël pa pilot pasi hyri në territorin e vendit nga pjesa jugore. Ndonëse nuk është e qartë ende se nga cili vend ishte nisur avioni ai u rrëzua në veri të shkretëtirës Negev.

Zyrtarët ushtarake nuk e konfirmuan hyrjen e mjetit fluturues nga Rripi i Gazës ndërsa mbetet mister nëse ai po përdorej për survejim apo kishte qëllime sulmi. Një radio israelite citoi një zëdhënës të ushtrisë të thoshte se avioni nuk ishte duke transportuar materiale shpërthyese. Forcat izraelite kanë fluturuar për afro 20 minuta paralel me avionin misterioz dhe më pas kanë vendosur ta qëllojnë atë për të mos e lënë të përmbushë misionin.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se e sheh incidentin shumë serioz dhe shumë shpejt do të ketë përgjigje.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)