Një sulm i ushtrisë izraelite ka vrarë katër palestinezë, duke përfshirë një adoleshent, në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit.
Bastisja e së enjtes, më e fundit që kur Izraeli intensifikoi operacionet në Bregun Perëndimor vitin e kaluar, u krye nga forcat e fshehta izraelite të cilat depërtuan në qendër të qytetit Jenin. Ushtria izraelite tha se forcat e saj të sigurisë po veprojnë aktualisht në kampin e refugjatëve.
Jenin është ndër zonat në Bregun Perëndimor verior ku Izraeli ka intensifikuar sulmet gjatë vitit të kaluar në një përpjekje për të shtypur rezistencën në rritje të palestinezëve të armatosur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në një prej fotove të siguruara, vihet re se një grup palestinezësh ka rrethuar një makinë ku dyshohet se fshiheshin forcat speciale izraelite.
Vdekjet e së enjtes e çojnë në 83 persona, numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit, që prej rritjes së sulmeve izraelite që prej pranverës së vitit të kaluar.
Sulmet palestineze kundër izraelitëve kanë vrarë 14 persona në vitin 2023.
Javën e kaluar, forcat izraelite vranë tre palestinezë në një bastisje në Jenin, më pak se 48 orë pasi gjashtë të tjerë u vranë në një sulm tjetër në qytet. Në janar, ushtarët izraelitë vranë nëntë palestinezë, duke përfshirë një grua të moshuar, gjatë një bastisjeje në shkallë të gjerë në kampin e refugjatëve Jenin.
Më shumë se 170 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në vitin 2022, shumë prej tyre civilë. Sulmet e ndodhura së fundmi, kanë shkelur marrëveshjen e firmosur në shkurt, ku Izraeli dhe Palestina u dakordësuan për uljen e tensioneve në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit që nis në fund të marsit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)