Lufta në Rripin e Gazës/ Gati 600 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban, mes tyre 50 fëmijë! Erdogan: Ndalni Netanjahun, siç bëtë me Hitlerin

Sulmet intensive izraelite kundër Hezbollahut kanë vrarë të paktën 600 njerëz dje dhe sot (23-24 Shtator) në Liban, duke përfshirë dhe 50 fëmijë. Këto janë shifrat që vijnë deri tani nga autoritetet libaneze dhe nga fronti i luftimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh thellësisht i shqetësuar nga numri i viktimave civile në Libanin jugor dhe lindor të bombarduar nga ushtria izraelite, tha zëdhënësi i tij.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka frikë se ky përshkallëzim midis Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah, mund ta tërheqë rajonin në një spirale të pakontrollueshme.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka krahasuar edhe një herë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin. Gjatë fjalimi të tij Erdogan ftoi Asamblenë e OKB-së të mobilizohet për të ndaluar qeverinë e shtetit hebre, pikërisht ashtu siç u bashkua bota kundër furisë naziste.

"Ashtu siç kishte një aleancë për të ndaluar Hitlerin, tani është e nevojshme të krijohet një aleancë për të ndaluar Netanyahun, tha Erdogan para Asamblesë së OKB-së.

Krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi se komandanti i saj në terren Mahmoud Al Nader u vra sot në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.

Nga Nju Jorku, ku mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm francez njoftoi se Parisi do të bëjë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Libanin këtë javë.

“Jemi në prag të luftës totale”, nënvizoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

SHBA-të apelojnë për zgjedhje dhe bisedime paqeje, por edhe duke këshilluar publikisht Izraelin se janë kundër çdo pushtimi të territorit të Libanit nga Izraeli.

Shtetet e Bashkuara thanë se po punojnë për të propozuar zgjidhje konkrete e diplomatike për të zbutur krizën në Liban, ndërsa shprehin kundërshtimin e tyre ndaj çdo pushtimi tokësor izraelit për të synuar Hezbollahun.

Pekini shprehu mbështetje për Libanin dhe dënoi ato që i quajti "sulme pa dallim kundër civilëve", tha një konferencë diplomatike e Pekinit. Kina mbështet Libanin "në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
VIDEO/ Ushtria izraelite publikon pamjet ku vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamjet që tregojnë sulmin ajror ku mbeti i vrarë Ibrahim Qubaisi, komandant i divizionit raketor të Hezbollahut.

Po ashtu gjatë këtij sulmi që u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes së sotme thuhet se edhe dy komandantë të tjerë humbën jetën në kryeqytetin libanez Bejrut.

Ndërkohë mijëra njerëz u larguan nga pjesa jugore e Libanit, duke shkaktuar radhë kilometrike në drejtim të Bejrutit.

 

Ora 21:37
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri

Foto: Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka krahasuar edhe një herë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin.

Gjatë fjalimi të tij Erdogan ftoi Asamblenë e OKB-së të mobilizohet për të ndaluar qeverinë e shtetit hebre, pikërisht ashtu siç u bashkua bota kundër furisë naziste.

"Ashtu siç kishte një aleancë për të ndaluar Hitlerin, tani është e nevojshme të krijohet një aleancë për të ndaluar Netanyahun. Masat parandaluese duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Izraeli kryen masakra, sepse mbështetet nga një pjesë e vogël e vendeve", tha Erdogan para Asamblesë së OKB-së.

Shikoni pamjet e këtyre ditëve, ikjen nga Gaza, njerëzit që braktisin shtëpitë e tyre dhe krahasojini me ato të hebrenjve që ikin nga nazistët. Nuk ka dallim, tha Erdogan  duke shtuar se problemi i Turqisë është politik, jo fetar apo etnik.

"Turqia nuk ka asgjë kundër Izraelit dhe ne jemi krejtësisht të huaj ndaj antisemitizmit. Problemi ynë është politika e dhunës dhe masakrave të kryera nga qeveria izraelite. Ne nuk kemi frikë të themi atë që mendojmë dhe do të vazhdojmë të flasim për këtë dhimbje. Këtu nuk kemi të bëjmë me besimin, fenë apo racën, kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe unë dua të falënderoj të gjithë studentët në mbarë botën që po protestojnë në favor të Palestinës”, përfundoi Erdogan.

Ora 14:51
Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen nga Libani tani, për sa kohë që ka ende fluturime!

Largimi i libanezëve nga vendi

Teksa Izraeli njofton se po vijon bombardimet në Libanin Jugor, me një bilanc që po kap rreth 600 të vdekur, nga të cilët 50 fëmijë dhe të paktën 2 mijë shënjestra të sulmuara, vijnë reagime të tjera nga faktori ndërkombëtar.

Mijëra libanezë po largohen nga territori i konfliktit, por jo vetëm.

Edhe SHBA-të njoftuan se kanë vënë në dijeni qytetarët e tyre që jetojnë në këtë vend, që të largohen menjëherë.

“Amerikanët në Liban duhet të largohen tani, ndërkohë që ka ende fluturime”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pasi dhuna mes Izraelit dhe Hezbollahut po shpërthejë. Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare.

Ora 14:22
VIDEO/ Bombardimet e Izraelit, mijëra qytetarë libanezë marrin arratinë! Radhët kilometrike të makinave për t’i shpëtuar raketave

Radha kilometrike e makinave të libanezëve, duke u larguar nga zona e bombardimeve

Këto janë pamjet dramatike teksa mijëra qytetarë libanezë nxitojnë të largohen nga zona e konfliktit luftarak, pak pasi Izraeli njoftoi dhe nisi bombardimet në Libanin Jugor dhe Lindor.

Mijëra makina, radhë të gjata dhe trafik në rrugët e mbipopulluara, që marrin rrugën e arratisë nga zona e rrezikut (videon mund ta shikoni edhe te "La Repubblica").

IDF izraelite njoftoi se ka ndërmarrë 1600 bombardime objektivash që nga dita e djeshme, teksa kishte shpërndarë edhe njoftime ndaj civilëve libanezë që të largohen nga zona e shënjestruar dhe ku besohet se fshihen ushtarë të Hezbollah.

Izraeli pretendon se në banesat ku ka dhe civilë, kryesisht fshatrat kufitarë, ka baza të Hezbollah të mbushura me armatime të rënda.

Në 24 orët e fundit, autoritetet konfirmojnë 558 të vrarë deri tani, qindra të plagosur dhe mes viktimave 50 fëmijë.

 

Ora 13:36
IDF paralajmëron civilët në Liban: Ne do të sulmojmë sërish sot, nëse jeni në zonat e bazave të Hezbollah, largohuni me 1 km!

Sulmi izraelit në Liban

Teksa shifrat e viktimave nga bombardimet izraelite në Libanin jugor po rriten, duke kaluar 500 të vrarë dhe mes tyre 50 fëmijë, ushtria izraelite IDF njofton se do të vijojë operacionet e saj, duke njoftuar edhe banorët e zonave ku ndodhet vatra e luftimeve.

Paralajmërimet e reja për evakuim u janë dërguar civilëve në Liban nga ushtria izraelite në fshatrat ku Hezbollahu dyshohet se ka ruajtur municione në shtëpi, duke thënë se sulmet ajrore kundër grupit terrorist do të vazhdojnë edhe sot (24 Shtator).

“Nëse e gjeni veten pranë ose brenda ndërtesave të Hezbollahut, ose atyre që përdoren prej tij për të ruajtur armët, duhet të largoheni të paktën një kilometër nga ato struktura, ose të dilni jashtë fshatit, menjëherë”, shkroi zëdhënësi në Arabinë IDF.

“Kushdo që është afër elementëve të Hezbollahut, e vë veten në rrezik”, shton ai.

Njoftimi i ushtrisë izraelite IDF për civilët libanezë
Ora 10:16
IDF vret komandantin e Brigadave al-Qassam për Libanin jugor, krahu i armatosur i Hamasit

Hussein Mahmoud al-Nader, komandanti i Brigadave Al-Qassam të Hamas, i vrarë në Liban

Izraeli ka vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, por që operonte në zonën e Libanit Jugor.

Edhe Brigada Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thotë se komandanti i saj në terren në Libanin jugor, Hussein Mahmoud al-Nader, u vra dje (23 Shtator), në një sulm izraelit të IDF-së.

Këtë e ka bërë të ditur i njëjti grup në Telegram, teksa edhe ushtria izraelite e kishte lajmëruar.

Luftimet e Izraelit në dy fronte, Gaza dhe Liban, janë ashpërsuar prej disa ditësh, teksa faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Tel Avivit që të mos realizojë pushtim tokësor në Liban.

Ora 09:29
Izraeli bombardon edhe në Rripin e Gazës, 6 të vrarë në Khun Yunis dhe Deir al-Balah

Nga bombardimet në Khan Yunis

Jo vetëm raketa ndaj Libanit dhe objektivave të pretenduara të Hezbollah, por bombardime edhe në Rripin e Gazës.

Transmetuesi arab “Al Jazeera” raporton se të paktën 6 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite që goditën Khan Yunis dhe Deir al-Balah, përkatësisht në jug dhe në qendër të Rripit të Gazës, mes mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes.

Raportohet edhe për shumë të plagosur, por shifrat nuk janë ende përfundimtare. Autoritetet palestineze pretendojnë se Izraeli po godet qendrat strehimore të të shpërngulurve nga zona e luftës, por IDF thotë se ato shërbejnë si baza të Hamasit.

Izraeli tha se lëshoi 1600 raketa në drejtim të Libanit, teksa regjistrohen rreth 500 viktima, mes të cilëve mbi 30 fëmijë të vrarë.

Ora 09:13
Izraeli bombardon Libanin, Hezbollah i përgjigjet me 20 raketa! IDF: U kapën të gjitha, ose ranë në terren të hapur

Sulmi me raketa nga Hezbollah drejt Izraelit

Teksa Izraeli lëshoi qindra raketa në drejtim të Libanit gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm (23-24 Shtator), Hezbollah nuk mbetet pas, sipas raportimeve nga terreni.

Organizata ushtarake ka nisur rreth 20 raketa nga Libani në drejtim të Izraelit.

Nuk ka ende informacione zyrtare për dëmet e shkaktuara në territorin izraelit.

Por forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) raportuan sipas mediave nga shteti hebre, se të gjitha raketat u kapën, ose ranë në zona të hapura, pa shkaktuar viktima.

Ora 09:02
Lufta në Lindjen e Mesme/ Reagon dhe SHBA: Jo pushtimit tokësor të Libanit nga Izraeli, do paraqesim ide konkrete në OKB për zgjidhje

Moment nga bombardimet e Izraelit në Liban

Teksa shifrat e viktimave nga sulmi i IDF-së izraelite në Liban vijnë në rritje si pasojë e bombardimeve ajrore me raketa, nuk mungojnë edhe reagimet e Perëndimit për situatën.

Pas BE-së dhe Kinës, janë SHBA-të që apelojnë për zgjedhje dhe bisedime paqeje, por edhe duke këshilluar publikisht Izraelin se janë kundër çdo pushtimi të territorit të Libanit nga Izraeli.

“Shtetet e Bashkuara do të kundërshtonin një pushtim tokësor izraelit të Libanit”, tha një zyrtar amerikan, teksa shtoi se “do të paraqesin ide konkrete në OKB, për të de-përshkallëzuar konfliktin”, shkruan “La Repubblica”.

Deri tani raportohet për rreth 500 të vrarë (shifrat jo përfundimtare), mes të cilëve mbi 30 fëmijë dhe qindra të plagosur të tjerë.

Ora 08:37
VIDEO/ Goditje, gjëmim me tym dhe zjarr, ulërima njerëzish e arratisje! Ja si Izraeli bombardon Libanin, pamjet me satelit! Sulmi më i dhunshëm që nga viti 2006

Liban- Izraeli ka nisur prej ditësh luftën në dy fronte të hapura; në Gaza dhe Liban.

Numri i viktimave rritet nga ora në orë, teksa mbi 1 mijë objektiva të Hezbollah në Liban, sipas ushtrisë izraelite IDF, janë goditur masivisht me bomba e raketa nga ajri. Por ajo që e tregon më mirë skenën e frikshme të luftimeve janë pamjet filmike satelitore.

Shënjestrim, goditje, gjëmim, tym dhe zjarr. Mes tyre edhe një ulërimë, linja ulet për disa sekonda:

“Po bombardojnë, po bombardojnë tani, na ka rënë shtëpia e fqinjëve, vajza ime është tmerruar”, bërtet Aura teksa e çon vajzën 9-vjeçare në një vend më të sigurt.

Ky është vetëm një pasazh i luftës.

Siguria në 80 kilometrat e autostradës së keqe që nga Tiro arrijnë në Bejrut, një gjarpërim betoni, i cili brenda pak orësh pushtohet nga qindra makina në udhëtimin më të madh të civilëve, dhe që Libani mund të kujtojë në historinë e tij të re.

Bombardimeve i shtohen civilët që ikin nga Jugu i shkatërruar nga lufta.

Ora 07:50
Kina: Ndaloni sulmet pa dallim kundër civilëve në Liban

1706791024_kine.jpg

Pekini shprehu mbështetje për Libanin dhe dënoi ato që i quajti "sulme pa dallim kundër civilëve", tha një konferencë diplomatike e Pekinit. Kina mbështet Libanin "në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë".

M.Q./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramazoni: 24/09/2024 14:03

    Pa Meshire per Hesbollah, Hamas, Bokoharam, Alquaida etj. si keta. Vdekje Terrorizmit pa Kompromis.

    Përgjigju
  • Ergys: 24/09/2024 13:22

    U shkatrroft rraca arabe

    Përgjigju
  • Luli: 24/09/2024 09:25

    Ju shuft rraca e flliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb