Teksa Izraeli njofton se po vijon bombardimet në Libanin Jugor, me një bilanc që po kap rreth 600 të vdekur, nga të cilët 50 fëmijë dhe të paktën 2 mijë shënjestra të sulmuara, vijnë reagime të tjera nga faktori ndërkombëtar.
Mijëra libanezë po largohen nga territori i konfliktit, por jo vetëm.
Edhe SHBA-të njoftuan se kanë vënë në dijeni qytetarët e tyre që jetojnë në këtë vend, që të largohen menjëherë.
“Amerikanët në Liban duhet të largohen tani, ndërkohë që ka ende fluturime”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pasi dhuna mes Izraelit dhe Hezbollahut po shpërthejë. Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Gati 600 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban, mes tyre 50 fëmijë! Erdogan: Ndalni Netanjahun, siç bëtë me Hitlerin
LAJMET MË TË VLERËSUARA







