Izraeli ka kryer sulme të shumta ajrore në disa qytete të Libanit jugor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, në 24 orët e fundit janë 18 të vrarë dhe 124 të plagosur.
Forcat izraelite thonë se synimi është infrastruktura e Hezbollahut në Libanin jugor. Ushtria kishte lëshuar më parë paralajmërime për evakuim për 9 fshatra në Libanin jugor. Këto sulme janë të parat që kur armëpushimi në Liban u zgjat me 45 ditë mbrëmjen e djeshme.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë vazhduar të sulmojnë njëri-tjetrin që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi armëpushimin më 16 prill, një marrëveshje që tani thuajse është zhvlerësuar, megjithëse luftimet mbeten në një nivel më të ulët se më parë.
Lajmi kryesor:
Konflikti/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryen krime lufte në Iran











