Planit për armëpushim të propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Izraeli i tha po, por pavarësisht kësaj, sulmet në Rripin e Gazës nuk kanë ndaluar, përkundrazi qeveria paletineze raporton për persona të plagosur.
Mbrojtja Civile e Gazës, tregoi se të paktën 3 persona u lënduan nga sulmi ajror në perëndim të Gazës ku një ndërtesë banimi u shemb. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal shtoi se edhe ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit është e vështirë pasi janë gjithë kohës të kërcënuar nga bombardimet.
“Asnjë kamion me ndihma nuk ka hyrë në qytetin e Gazës që nga fillimi i rrethimit”, tha ai.
“Ka një numër trupash martirësh që nuk jemi në gjendje t’i nxjerrim nga zonat e operacioneve të pushtimit.”
Mbrojtja Civile tha se ekipet po operojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa përpiqen të arrijnë në lagjet e prekura dhe të shpëtojnë të plagosurit dhe të nxjerrin trupat.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, u shpreh se “Hamasi do të çarmatoset, Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe IDF (ushtria izraelite) do të mbetet në zonat kontrolluese për të mbrojtur komunitetet”, pas pranimit për të vënë në zbatim planin e Trump.
Ndërkohë mësohet se Trump ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar të premten në mbrëmje, pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
Sipas Axios, manjati e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
"Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete", citohet të ketë thënë Trump.
Në prag të negociatave indirekte me Hamasin, Benjamin Netanyahu u duk i kujdesshëm në lidhje me një marrëveshje të mundshme për pengjet.
Ai tha se nuk është i sigurt se Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve.
"Nuk mund t'ju them nëse Hamasi do të bjerë dakord për lirimin e pengjeve. Mendoj se është e mundur. Shpresoj të ndodhë, por nuk mund të garantoj se do të ndodhË. Presidenti Trump ka deklaruar se do ta mbështesë plotësisht Izraelin në ndërmarrjen e veprimeve vendimtare kundër Hamasit. Shpresojmë ta përfundojmë në mënyrën e lehtë, jo në mënyrën e vështirë", vazhdoi Netanyahu, duke përsëritur se tani "barra është mbi Hamasin".

Foto: Friedrich Merz
Kancelari Federal Gjerman Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Cornelius.
Merz bëri thirrje për përparim të shpejtë në bisedimet që po zhvillohen në Egjipt, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.
Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë gjermane, Merz ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Kancelari mbështet në mënyrë të qartë planin e paqes të Presidentit Trump,” thuhet në deklaratë, ku shtohet se “pothuajse dy vjet pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ky është shansi më i mirë për paqe – si për lirimin e pengjeve, ashtu edhe për të ardhmen e Gazës.”

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se negociatat për marrëveshjen e paqes në Gaza “po shkojnë mirë” dhe se plani i propozuar për rajonin përbën “një marrëveshje të shkëlqyer për Izraelin”.
Në një prononcim për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Trump theksoi se zhvillimet e fundit në bisedimet për paqen po ecin në drejtimin e duhur.
'Plani për Gazën është një marrëveshje e shkëlqyer për Izraelin. Negociatat për marrëveshjen e paqes në Gaza po “po shkojnë mirë”, tha Donald Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë.

Foto: Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mësohet se kanë zhvilluar një telefonatë të tensionuar të premten në mbrëmje, pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
Sipas Axios, manjati e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
"Netanyahu i tha Trump se nuk kishte asgjë për të festuar dhe se kjo nuk do të thoshte asgjë", raporton Axios, sipas të cilit Trump reagoi ashpër.
"Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete", citohet të ketë thënë Trump.

Foto: Marco Rubio
Lufta në Gaza ende nuk ka mbaruar, tha sot Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke e përshkruar dorëzimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi si fazën e parë, ndërsa detajet se çfarë ndodh pas kësaj ende duhet të përpunohen.
Ai tha se Hamasi kishte rënë dakord "në thelb" me propozimin e Presidentit Donald Trump dhe kornizën për dorëzimin e pengjeve, ndërsa takimet ishin duke u zhvilluar për të koordinuar logjistikën e kësaj.
"Ata gjithashtu kanë rënë dakord, në parim dhe në përgjithësi, të hyjnë në këtë ide rreth asaj që do të ndodhë më pas. Shumë detaje do të duhet të përpunohen atje", nënvizoi Rubio.
Rubio shtoi gjithashtu se SHBA-të do ta dinin "shumë shpejt" nëse Hamasi ishte serioz apo jo gjatë bisedimeve.
Ai e përshkroi fazën e dytë të së ardhmes afatgjatë të Gazës si "edhe më të vështirë".
Komente












Lufta do kishte mbaruar qe 20 muaj me pare porti zoti nataniau e pengoje se te binte qeveria dhe nuk mund te ishje kryeminister.Si [asoje do shkoje ne gjyq per 3 akt akuza per korrupsion Atehere kudo mbaronte kufta ishun200 pengje tani jane 18 E gjithe lufta jote ishte per te qendruar ne pushtet. Asnje hetim ti nuk le te behet per 7 tetori 2023 se ti je fajtori kryesor .2000 te vrare nga hamasi nuk te lene ty pa faj qe nuk e ndalove luften.Hamasi eshte organizate terroriste por ty qe 21 muaj me pare te ka thene ndalo luften dhe do kthej pengjet Mos be show me fjalimet angkisht se populli te njeh mire se kush je ti dhe sa deme i ke shkatuar popullit punetoe te zgjuar te izreilit Opimioni boteror eshte kunder izraelit dhe autor i antisemitizmit je ti zoti benjamin milikovski nataniau
Përgjigju