Gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, Izraeli ka sulmuar nga ajri qytetin sirian Latakia. Raportohet se shënjestra e izraelit ishin disa raketa të prodhimit rus, të cilat do t’u jepeshin grupit të militantëve Hezbollah.
Ky qytet është një fortesë e Presidentit sirian Bashar al-Assad pasi këtu jeton komuniteti alvatian, të cilit i përket edhe vetë ai. Izraeli ka paralajmëruar disa herë se do të vepronin nëse besonin se armët siriane do t'u transferoheshin grupeve militante të zonës. Ky është sulmi i tretë ajror i ndërmarrë nga Izraeli këtë vit në Siri.
Deri më tani, asnjëri prej dy vendeve, nuk ka komentuar në lidhje me ngjarjen. Al-Assad pati premtuar më parë se do t’u përgjigjej sulmeve të Izraelit në të ardhmen.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com