Foto nga evakuimi i njerëzve në spitalin Indonezan në Gaza
Mounir Al-Barsh, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, i tha medias Al Jazeera se ushtria izraelite kishte urdhëruar evakuimin e spitalit indonezian në qytetin e Gazës.
Rreth 500 pacientë dhe mjekë nga spitali indonezian, i vendosur në Gazën veriore dhe në skenën e sulmeve dhe luftimeve në ditët e fundit, arritën të evakuohen në një operacion të ri të koordinuar nga agjencitë humanitare, thanë Kombet e Bashkuara. Evakuimi u krye një ditë pas një sulmi në qendrën spitalore që vrau të paktën 12 persona, thuhet në raportin e OKB-së.
Spitali indonezian ishte i vetmi objekt në Gazën veriore që trajtonte ende pacientë. Por që nga e hëna (20 Nëntor) spitali ka qenë në vështrimin e forcave izraelite.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra i tha France Presse dje se Izraeli po "rrethonte" spitalin.
"Ne kemi frikë se e njëjta gjë që ndodhi në al-Shifa do të ndodhë atje", tha ai
Lajmi kryesor:
Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10









