Rafah
Dy bebe, binjakë të cilët kishin lindur në Gaza disa javë pas fillimit të luftës, vdiqën në një nga sulmet e fundit të Izraelit në Rafah, mbrëmjen e djeshme.
Binjakët, djalë dhe vajzë të quajtur Wesam dhe Naeem Abu Anza, të cilët u varrosën sot, ishin më të rinjtë nga 14 anëtarët e së njëjtës familje, që sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, u eliminuar sonte.
Ngjarja është përcjellë nga agjencia mediatike ‘Reuters” dhe është një nga historitë e panumërta shumë të dhimbshme që janë krijuar që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.
Të afërmit e kësaj familje thanë se binjakët kanë lindur katër muaj më parë, pas fillimit të luftës.
Ebu Anza, nëna e binjakëve ka treguar e dëshpëruar se pas njëmbëdhjetë vitesh martesë kishte bërë binjakët, që ishin dhe fëmijët e saj të parë.
"Ne ishim duke fjetur, çfarë faji kanë ata? Si do të vazhdoj të jetoj tani?”,- është shprehur gruaja.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë! Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh








