Gaza pas bombardimeve izraelite
Ushtria izraelite zbuloi armë në klasat e Universitetit Islamik në Gaza. Zëdhënësi ushtarak bëri të ditur se në mesin e tyre kishte “pushkë AK-47, gëzhoja, municione, flamuj të Hamasit dhe kasaforta me fonde terroriste”.
Në një operacion tjetër në zonën e Universitetit, ushtarët - sipas të njëjtit burim - identifikuan "dhjetëra depo armësh me rreth 100 predha mortajash, eksplozivë të gatshëm për përdorim, granata, pajisje luftarake dhe harta të përdorura nga terroristët e Hamasit".
"Ky është një shembull tjetër i shfrytëzimit të popullsisë dhe ndërtesave civile nga Hamasi, përfshirë institucionet arsimore, për aktivitetet e tij terroriste", tha zëdhënësi ushtarak.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Blinken për mediat në Izrael: Vendet e Lindjes së Mesme duan lindjen e një shteti palestinez! Izraeli do të lejojë OKB-në të vizitojë veriun e Gazës








