Izraeliti Edelstein-Metës:S’harrojmë
atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë

Izraeliti Edelstein-Metës:S’harrojmë<br />atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë
TIRANË - Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës së tij në Izrael ka takuar Kryetari i Parlamentit të Izraelit “Knesset”, Yuli Edelstein i cili shprehu mirënjohjen e thellë të popullit Izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarën, gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t'i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete, në të ardhmen”, u shpreh z. Edelstein.

Gjatë bisedës së tyre Meta dhe Edelstein ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare kanë një rëndësi të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, dhe në këtë drejtim ranë dakord të intensifikojnë kontaktet përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve homologe parlamentare në fushat prioritare të energjisë, bujqësisë, turizmit, menaxhimit të ujerave dhe të telekomunikacionit.

Gjithashtu dy Kryeparlamentarët ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në platformat multilaterale në funksion të konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe atë të Ballkanit.

Në këtë kuadër,  Meta theksoi qëndrimin e Shqipërisë në favor të avancimit të përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti për të gjithë rajonin.

Vizita e Metës është zhvilluar në një moment të vështirë për shoqërinë izraelite, të tronditur nga gjetja e tre trupave të pajetë të tre adoleshenteve izraelite. Për këtë arsye, Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta ndaj autoriteteve dhe popullit izraelit për këtë vrasje.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e ftoi Kryetarin e Knesset, z. Yuli Edelstein si dhe Grupin e Miqësisë Izrael-Shqipëri për një vizite zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.
 
Meta shoqërohej nga një delegacion parlamentar i përbërë prej znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, z. Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe z. Shkëlqim Selami, anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë