Ja 1100 emrat që përfshihen në
konkurrim për Universitetin e Arteve

Ja 1100 emrat që përfshihen në<br />konkurrim për Universitetin e Arteve
TIRANE- Universiteti i Arteve në Tiranë publikon listën me 1092 emrat që do të konkurrojnë për t’u pranuar në degët e pikturës, koreografisë, muzikologjisë etj. Gara mes tyre do të zhvillohet sipas udhëzimit të  ministrisë së Arsimit dhe Sportit për kriteret e pranimit si dhe tarifën e regjistrimit në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2015-2016.

Pranimi në Universitet bëhet mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara nga konkursi. Konkretisht, rezultati llogaritet me 30% të notës mesatare të shkollës së mesme dhe gjithë provimeve të Maturës Shtetërore dhe 70% të rezultatit të konkursit. Kandidatët, të cilët nuk kalojnë pragun e pikëve minimale të përcaktuara, nuk fitojnë të drejtën e studimit në degën që kanë konkurruar.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka dërguar pranë IAL edhe udhëzimet teknike për hedhjen e pikëve të kandidatëve në sistemin e maturës shtetërore online si dhe përdoruesit (username) dhe fjalëkalimet (passëord) e sekretarive të fakultetit.

Këto të fundit, më datë 18 gusht, ora 16:00 do të shpallin listat në ambientet e fakultetit. Datat e konkurrimit janë përcaktuar 26-29 gusht 2015. Tarifa e regjistrimit në konkurs është 5 mijë lekë dhe mund të arkëtohet nëpërmjet sistemit banker, ose përmes zyrave të postës shqiptare. Rezultatet e konkurseve do të dalin 3 ditë pas përfundimit të tyre e do të hidhen në portalin online të Maturës Shtetërore, më pas dërgohen në MAS e AKP në formë shkresore dhe elektronike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv