Ja 12 kategoritë që u rritet pensioni
nga 1 gushti, 600 mijë përfitues

Ja 12 kategoritë që u rritet pensioni<br />nga 1 gushti, 600 mijë përfitues
TIRANE- Rritja e pensioneve që do t’i propozohet Këshillit të Ministrave, parashikon një shtesë prej 2% për një sërë kategorish. Do të përfitojnë rritje të të ardhurave të gjithë pensionistët, ish-ushtarakët, invalidët, pensionet e caktuara në vite, trajtimet e veçanta financiare dhe pensionet suplementare.

Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Pensioni që do të marrin të gjithë të moshuarit pas datës 1 gusht do të jetë 2% më i lartë. Rritje 2% përfitojnë edhe minatorët, pensionet e posaçme shtetërore si dhe pensionet familjare. Rritjen e përfitojnë pensionet dhe trajtimet e veçanta, të cilat caktohen nga data 1.8.2015 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit të jetë deri më 31.7.2015, përfshirë edhe këtë datë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë