TIRANE- Për t'u punësuar në Kryeministri, apo njërën nga ministritë tashmë nuk është më një tabu. Qeveria shpall 366 vende të lira në Administratën Civile.
 
Në faqen "online" të Departamentit të Administratës Publike,  www.pad.gov.al pozicionet e lira shtrihen në të gjitha ministritë, duke nisur nga sekretaret e ministrive deri tek drejtorët , përgjegjësit , e specialistët.
 
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit mban numrin më të lartë të pozicioneve të lira ku numërohen rreth 59 poste .
 
Ajo pasohet nga ministria e Energjisë me 36 vende bosh, dhe ndiqet nga pas edhe nga ministria e Mbrojtjes me 34 pozicione vakante. Por 28 vende të lira mundësohen edhe në Kryeministri dhe digasteret e tjera. 
 
Si mund te aplikoni për një Vend të Lirë të Shpallur ne administraten publike .

Fillimisht të gjithë informacionin mund ta merrni duke klikuar në adresën në internet   www pad .gov .al

Aplikanti duhet të paraqesë pranë Departamentit të Administratës Publike dokumentacionin e kërkuar në shpalljen e vendit të lirë.
 
Dokumentacioni shoqërohet me kërkesën ku të jetë përcaktuar vendi i lirë për të cilin aplikohet.
 
Dokumentat mjaftohet të jenë fotokopje të origjinalit.

Legalizimi i tyre do të kërkohet vetëm për Fituesit, ndërsa ju duhet që dokumentat t’i dërgoni zyrtarisht në adresën e administratës publike.
 
NR I VENDEVE VAKANTE NE ADMINISTRATEN PUBLIKE 

KRYMINISTRIA 28 VENDE VAKANTE 

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT 59

MINISTRIA E ENERGJISE 36

MINISTRIA E MBROJTJES 34

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK 29

MINISTRIA E KULTURES 28

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME 24

MINISTRIA E INTEGRIMIT 23 

MINISTRIA E MJEDISIT 21 

MINISTRIA E SHENDETESISE 21

MINISTRIA E ARSIMIT 16

MINISTRIA E MIREQENIES SOCIALE 16

MINISTRIA BUQESISE 15 

MINISTRIA E FINANCAVE 14

MINISTRIA E DREJTESISE 1

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)