Ashtu siç keni dëgjuar apo lexuar në artikuj të ndryshëm dihet se perimet kanë vlera të dobishme për shëndetin tonë.
Por ajo që me siguri nuk dini është se ju duhet të konsumoni karrota çdo ditë.
Karrotat janë një nga perimet më të mira për shëndetin tuaj.
Ato janë të pasura me beta karroten, vitaminë A, B, C, K, E.
Ja dhe arsyet se pse duhet të konsumoni këtë perime çdo ditë:
1. Karrotat luftojnë kancerin. Karrotat janë ta pasura me vitaminë C dhe me vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Në këtë mënyrë ato e ndihmojnë trupin që të luftojë qelizat kancerogjene.
2. Përmirësojnë tretjen. Ato përmbajnë vitaminë B dhe mangez të cilat ndihmojnë njerëzit për tretjen e ushqimit. Karrotat janë një nga burimet më të mira të fibrave.
3. Kanë veti anti-inflamatore. Ato kanë një kapacitet anti-inflamator. Karrotat ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të trupit, dhimbjen e kokës dhe të stomakut. Ju mund ti konsumoni të pagatuara ose të pjekura ato.
4. Janë të pasura me fibra. Karrotat përmbajnë shumë fibra të dobishme dhe kanë pak kalori. Kështu që në vend të tërshërës ose krundeve të grurit ju mund të konsumoni këtë product të freskët. Nëse jeni të uritur provoni të hani një karrotë dhe do të shihni se do të ndjeheni të ngopur.
5.Kanë veti anti-plakje. Duke ngrënë karrota çdo ditë ju do të mbani në formë të mirë trupin tuaj por ju ndihmon të mbani të freskët dhe mendjen tuaj. Karrotat ju ndihmojnë të qëndroni të rinj dhe energjikë.
6. Luftojnë aknet. Karrotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të ndritshme falë vitaminës A që përmabjnë. Konsumi i rregullt i tyre ju ndihmon që të luftoni aknet, inflamacionet apo gjërat e tjera të pakëndshme që i ndodhin lëkurës tuaj.
7.Ndihmojnë në fertilitetin e meshkujve. Kërkimet në Universitetin e Harvardit kanë nxjerrë rezultatin se karrota është në gjendje të rrisë sasinë dhe cilësinë e spermës tek meshkujt( kjo vlen edhe për perimet e tjera në ngjyrë portokalli dhe të verdhë). Niveli i lartë i beta karrotenit tek karrotat (një antioksidant i fuqishëm) ndihmon në prodhimin e spermës nga 6.5 deri në 8%.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com