Ja 7 produkte që sipas shkencës
ju bëjnë të dukeni më tërheqëse

Ja 7 produkte që sipas shkencës<br />ju bëjnë të dukeni më tërheqëse
Për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë dhe më interesante, ju sjellim 7 produkte që do të kenë ndikim tejet pozitiv mbi ju, do të dukeni më tërheqëse dhe kjo e gjitha e bazuar në studime të kryera nga grupe kërkimore.

1. Taka
Sipas këtij studimi të publikuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, takat jo vetëm që ndikonin në aftësinë tërheqëse të një femre, por meshkujt tregoheshin më të gatshëm për të ndihmuar femrat me taka dhe afroheshin më shumë drejt tyre në varësi të madhësisë së takës.
shkenca
2. Fustani i vogël i zi
E zeza është ngjyra e seksit, vetbesimit dhe inteligjencës.
shkenca
3. Veshje që ekspozojnë shpatullat
Mendonit se meshkujt mendojnë vetëm për gjokse dhe të pasme?! Mendohuni më mirë pasi sipas studimeve në Universitetin e Wales, meshkujt tërhiqen shumë nga shpatullat dhe krahët e femrave.
shkenca
4. Diçka e kuqe
Ngjyra e pasionit, dashurisë dhe romancës është e preferuara e meshkujve për femrat dhe për vetë femrat kur e shohin tek vetja e tyre. Studimet sapo na vërtetuan diçka që ne tashmë e dinim.
shkenca
5. Një veshje 'pas trupit'
Studimet kanë provuar se meshkujt tërhiqen më shumë dhe më shpejt nga femrat me forma seksi. Pra nëse i keni format alla Kim Kardashian, tregojini pa frikë.
shkenca
6. Buzëkuq
Studiuesit në një universitet francez zbuluan se kamarieret që përdornin buzkuq merrnin më shumë bakshish nga klientët meshkuj, dhe me siguri edhe meshkujt e tjerë do t'i përgjigjen njësoj. Femrat që aplikojnë mirë makeup-in shquhen si më tërheqëse, kompetente dhe të besueshme.
shkenca
7. Syze dielli
Edhe pse nuk ekzistojnë studime konkrete, çdo vajzë e di pushtetin që të japin një palë syze dielli të mira, plotësojnë veshjen dhe fshehin sytë e lodhur. Pa përmendur prekjen misterioze dhe intriguese që i japin çdo femre dhe padyshim kthejnë kokë!
shkenca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat