TIRANE- DIA nuk ka qenë e vetmja që ka përfituar fonde publike dhe është pasuruar duke mbledhur borxhet e CEZ. 9 kompani të tjera, kanë punuar për CEZ në mbledhjen e borxheve, duke mbajtur 50 % të vlerës së faturave të papaguara të dritave për vete, dhe duke i kaluar CEZ-it gjysmën tjetër, sikundër parashikohej në kontratë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka bërë të ditur emrat e kompanive, dhe shumat marramendëse të lekëve të përfituara prej tyre.
8 prej këtyre kompanive, kanë përfituar vetëm brenda vitit 2012, 13 miliardë lekë të vjetra, dhe po kaq i kanë arkëtuar në buxhetin e CEZ. Disa prej tyre janë krijuar vetëm pak ditë përpara se të nënshkruanin një kontratë me CEZ për mbledhjen e borxheve të këqija, çka hedh dyshime se këto kompani, janë krijuar posaçërisht për të përfituar këtë kontratë të majme dhe të leverdishme, ku fitimi mes tyre dhe CEZ ndahej përgjysmë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA