Zbardhen debatet në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarin, Ibrahim Hoxha, i arrestuar në flagrancë për ryshfet. Në këtë mbledhje është shqyrtuar kërkesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla, për miratimin e arrestit në flagrance të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit personal si dhe për pezullimin nga detyra. Po cilët janë anëtarët që braktisën gjyqtarin, Ibrahim Hoxha dhe kush tentoi të bllokonte kërkesën e kryeprokurorit Llalla?
Duke iu referua procesverbalit të mbledhjes së datës 3 Maji 2016, rezulton se anëtari i KLD, Gjin Gjoni nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme, duke braktisur kësisoj gjyqtarin Hoxha. Gjin Gjoni është identifikuar tashmë si pjesë e linjës së KLD, e cila ka kundërshtuar në vijimësi kërkesat e ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin dhe pezullimin e gjyqtarëve në të dy shkallët e gjyqësorit. Madje, në një nga mbledhjet e KLD, Gjin Gjoni ka shpërthyer kundër ambasadorëve të SHBA-BE, duke hedhur poshtë konstatimet e tyre për nivelin e korrupsionit në gjyqësor. Megjithatë, Gjin Gjoni, së bashku me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, nuk kanë marrë në mbledhjen për afatin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
/Shqiptarja.com