Një vit pas rrëzimit të helikopterit të policisë gjatë aksionit antikanabis në Dukagjin, policia ka mundur të identifikojë armën me të cilën u qëllua nga ana e kultivuesve të drogës. 

Arma, foton e së cilës A1 Report e siguron, është pushkë model 56. Arma u gjet në një shpellë në Dukagjin në ditën e parë të aksionit që policia rinisi në këtë zonë gjatë së martës të 2015-ës.

Pushka do të dërgohet në laborator për të identifikuar gjurmët e gishtërinjve, ndërsa një vit më parë policia arrestoi tre persona të dyshuar, Lekë Thani, Fatmir Shpati dhe Pal Dushku.

arma qe qelloi helikopterin

Referuar hetimeve të deritanishme, burime nga Policia e Shtetit thanë për A1 Report se dyshimet bien mbi Lekë Thanin si personi që qëlloi me armë helikopterin e policisë një vit më parë.

arma qe qelloi helikopterin

 
Në gusht të 2014-ës në fshatin Pult të Dukagjinit u qëllua me armë helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ai i policisë të cilët u përfshinë në aksionin e gjerë për çrrënjosjen e bimëve të drogës të mbjella në këtë zonë. Helikopteri i Ministrisë së Brendshme BO 1-05 u qëllua me 7 plumba dhe u rrëzua në një arë misri.

Ngjarja ndodhi në ditën e dytë të operacionit antikanabis dhe helikopteri u qëllua teksa kthehej së bashku me helikopterin transportues të ushtrisë Cougar, pasi kishin dërguar trupat policore për asgjesimin e kanabisit.

helikopteri i rrezuar