Ja ç'ndodhi në Kuvendin e Kosovës!

Ja ç'ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
Këtë të hënë në Kosovë rreth orës 9 të mëngjesit u mblodh Kryesia e Kuvendit për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2016. Por rrjedha e seancës nuk ka shkuar ashtu siç pritej. 

Reagime të ashpra ka pasur mes opozitës dhe maxhorancës, ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit një grup protestuesish kanë qenë në pritje për reagime kundrejt qeverisë aktuale. Kanë qenë aktivistët e opozitës ata që kërkojnë ndryshime politike qe nxiten situata kaotike mes liderëve politikë, forcave të rendit dhe vetë qytetarëve të tjerë kosovarë.

Pas ngjarjeve të fundit në parlamentin kosovar, kreu i Kuvendit Kadri Veseli mori vendimin që në seancën e sotme të pezullonte praninë e deputetëve të opozitës ndaj të cilëve pati masa sigurie të menjëhershme. 

Por edhe séanca e sotme pati incidente dhe përplasje mes krerëve politikë. Aida Derguti deputetja e Vetevendosje-s ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë se Kuvendit, duke sjellë kështu ndërprerjen e mbledhjes dhe shpërndarjen e pjesëmarrësve. 

Menjëherë pas ndërprerjes së mbledhjes në kuvendin kosovar, pati një pushim deri në fillimin e seancës tjetër nga ku takimi vijoi në sallën rezerve për mbajten e diskutimit të radhës. 

Jashtë godinës së Kuvendit aktivistët e opozitës të mbledhur për protestën, kanë filluar të gjuajnë ngjyrues dhe të thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit. 

Policia ka reaguar dhe ka marrë masat ndaluese duke bërë kështu dhe shpërndarjen e tyre. Bashkë me grupin protestues ka qenë i pranishëm dhe Driton Çaushi nga lëvizja Vetëvendosje. 

Seanca e cila ka vijuar në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, ka miratuar me 78 vota buxhetin për vitin 2016. Ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit për deputetin e Vetvendosjes Ismail Kurteshin, masë kjo e vlefshme deri më 30 Dhjetor. 

Shkak për marrjen e masës së sigurisë ndaj deputetit u bë aktivizimi i gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të zhvilluar më 30 nëntor. Pas pezullimit të deputetëve të opozitës ka qenë vetë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka dalë për t’i marrë brenda deputetet e opozitës. 

Deputetet e opozitës Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj, sapo hynë në sallën rezervë ku po mbahej mbledhja pa humbur kohë kanë gjuajtur me bombol gazi lotsjellës. 

Kaos i jashtëzakonshëm është shkaktuar në sallë, ndërkohë që të pranishmit në sallë po përpiqeshin sërish për të dalë jashtë saj. Seanca ndërpritet për të dytën herë. 

Jashtë Kuvendit policia ka kryer një sërë arrestimesh si pasojë e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve. Blutë kanë shpërndarë protestuesit nëpër rrugicat që lidhin sheshet kryesore të qytetit.

Pas nje njoftimi të Këshilltarit Blerim Latifi u bë me dije se seanca e rradhës do të riniste pas 30 minutash e cila do të mbahej përsëri në sallën rezerve ku do të diskutohen pikat e mbetura të rendit të ditës. 

Menjëherë pas nisjes së seancës ka reaguar zëvendëskryeministri Thaçi i cili u shpreh se veprimet e opozitës rrezikuan jetën e deputetëve, gazetarëve dhe ambasadorëve. 
Ai shtoi se këto sjellje dëmtojë imazhin e Kosovës dhe ndaj personave që kryen aktet e dhunshme do të merren masa të menjëhershme.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 




 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!