Trupi pëson lodhje nga shkaqe të ndryshme të cilat mund të jenë psikologjike dhe fizike. Gjatë ditës trupi i njeriut përjeton aktivitete të ndryshme të cilat mund të jenë dinamike ose jo.

Shumica prej nesh kanë takuar së paku një nga ata njerëzit misteriozë që duket sikur nuk janë kurrë të lodhur. Ne i kemi parë ata me sytë e zgafulluar dhe kemi vrarë mendjen se pse ata duket sikur nuk kanë luftuar për 30 minuta me butonin snooze te zilja në celular në mëngjes.

Në fakt, nuk është e domosdoshme të kesh luksin për të fjetur më shumë orë për t`u çuar i shplodhur, përkundrazi, shumë nga njerëzit e shplodhur kanë disa sjellje të thjeshta që i garanton atyre gjumë të qetë.

Sipas psikologes Orjola Pampuri në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" thotë se gjumi i tepërt është i dëmshëm. shplodhja

Ajo në lidhje me gjumin tha se " për personat që janë mbi moshën 30 vjeçare gjumi duhet të plotësoj shtatë deri në tetë orë. Në qoftë se ne e tejkalojmë orarin atëherë ndihemi më të lodhur pasi ndikon edhe stresi i gjërave që ne nuk i kemi bërë nga gjumi i tepërt", shtoj psikologia Pampuri.
 
Disa prej këshillave që psikologia Orjola Pampuri na cilësoj për të mos e ndier veten e lodhur janë:
  • Gjërat që ne i dimë që na stresojmë më shumë gjatë ditës duhet t`i parandalojmë.
Në momentin që ne shkojmë në punë ne duhet ta sistemojmë punën në mënyrë që të konsumojmë një kafe dhe një orar për një drekë që të mund të arrijmë një shplodhje.
  • Nuk duhet të biem "pre" e prefeksionit
Punën nga zyra nuk duhet ta çojmë në shtëpi sepse kjo është mënyra më e keqe për lodhjen fizike dhe mendore.
  • Mungesa e gjumit
Çrregullimet e gjumit sjellin lodhje të trupit
  • Flejta e tepërt apo e pakët do të sjellë automatikisht rritje të lodhjes.
  • Mungesa e aktiviteteve fizike sjell stresin. Rritja e stresit sjell ankth.
  • Aktivitetet sociale janë një mbështetje e mirë për të larguar stresin dhe lodhjen.
Në qoftë se pasditen e shfrytëzojnë duke takuar miqtë dhe ata që duam atëherë ne do të jemi me një humor më të mirë.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)