Ja çfarë kërkojnë nga FSHF
krutanët në ndeshjen e fundit

Ja çfarë kërkojnë nga FSHF<br />krutanët në ndeshjen e fundit
Të irrituar me vendimin e Federatës Shqiptare te Futbollit, që pas dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti, vendosën të mos i heqin pikët ekipit dibran, lojtarët krutanë kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar.
 
Në ndeshjen e fundit që luhet në Dibër përballë Besëlidhjes, lojtarët krutanë kanë dalë në fushën e blertë me kokën e fashuar dhe mbanin në duar disa letra me mbishkrimin “Fair Play”.
 
Ky mesazh ishte për FSHF, e cila pas dhunës në Peshkopi vendosi që në stadiumin e këtij qyteti sezonin e ardhshëm nuk do të luhet asnjë ndeshje.
 
Por pavarësisht këtij vendimi, stadiumi i Korabit nuk plotëson asnjë standard dhe nëse ekipi dibran del në kategorinë superiore ndeshjet ne “shtëpi” duhet që t'i luajë në një tjetër stadium.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!