Sipas një sondazhi të revistat ‘Cosmopolita’, gjatë seksit me partneren e tyre, fantazia e meshkujve shkon shumë larg. Ata mendojnë të bëjnë seks me 3 persona, të flenë me shoqet si dhe me koleget e tyre.

Rreth 50% e meshkujve mendojnë në mënyrë të fshehtë të bëjnë seks me shoqen e tyre, 18% e burrave të martuar do të donin të bënin seks me kolegen e tyre, kurse 32% e tyre dëshirojnë të bëjnë seks me ish të dashurat.

Njerëzit e anketuar në studim, kur u pyetën në qoftë se do të dëshironin të ndryshonin të kaluarën jetën e tyre seksuale, 36% thanë se do të donin të kishin fjetur me më shumë gra. Përsa i përket burrave në Britani, atyre u pëlqen një shumëllojshmëri gjërash. 37% e tyre mburren duke filmuar veten gjatë seksit.

Përsa i përket seksit me 3 persona, gjysma e meshkujve të anketuar thanë se do të donin që në dhomën e tyre të gjumit të futej një person një i tretë. Studimi gjithashtu zbuloi edhe disa sekrete të meshkujve, ku rreth 37% e tyre shikojnë pornografi.

Një fakt tjetër interesant është se 15% e meshkujve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dikë që e kanë njohur në facebook. Kur bëhet fjalë për gruan ideale, ata mendojnë se besimi është çelësi kyç në një marrëdhënie. Gjithashtu, ata mendojnë se puthja është gjëja më intime që një çift mund të bëjë. 


(v.gj/shqiptarja.com)