Sipas ekspertëve të ndërtimit të veprave të infrastrukturës me interes publik, në rastin e ndërtimit të kësaj rruge, janë shkelur një serë rregullash, të përcaktuara qartë në ligjet dhe aktet nënligjore të shtetit shqiptar sa u përket prokurimeve publike.

Së pari, në këtë ndërtim rruge, nuk është verifikuar dhe as testuar ndonjëherë cilësia e materialeve mbushëse e shtruese, të përdorura për të.

Normalisht, kryhen rëndom shpime “karrotash” në profiling e saj, për të parë se si janë vendosur shtresat, nënshtresat, asfaltike apo jo, nga dikush, që shteti e pajton të verifikojë se si janë bërë punimet.

Së dyti, në rast se në këtë segment paraqiten gropa skandaloze në mes të rrugës, dikush  duhet të “kapet për veshi” dhe të sillet në terren e të riparojë difektet. Një gjë e tillë nukm është bërë.