Dy arushat që shpëtuan vetëm pak ditë më parë nga abuzimi që u bëhej, sot lëvizin brenda hapësirave të Kopshtit Zoologjik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në rrjetin social “Facebook”, disa imazhe që tregojnë gjendjen në të cilën ndodhen dy arushët që keqtrajtoheshin në qytetet bregdetare.  

Në fotot e publikuara shikohet se dy vizitorët e rinj të Kopshtit Zoologjik janë përshtatur në ambientin e ri dhe luajnë së bashku. Ndërsa punonjës të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë duke u kujdesur në ushqyerjen dhe përshtatjen e tyre në ambientin e ri.

“Pak nga pak, dy arushët bebe po mësohen në Tirana Zoo. Nëse nuk i ke çuar ende fëmijët, bëjuni një vizitë sot. Kolegët e APR po u ofrojnë kujdes të specializuar për të stabilizuar gjendjen e tyre shëndetësore pas stresit e torturave”, shkruan Veliaj.

Dy ditë më parë, ISHPM solli në Kopshtin Zoologjik arushët të cilët përdoreshin nga individë të ndryshëm si subjekt fotografish për turistë të ndryshëm në zonat bregdetare.

arinjte
arinjte
arinjte
arinjte
arinjte
arinjte
arinjte

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com