Përmes profilit zyrtar në ‘Facebook’, stafi i ambasadës amerikanë në Tiranë, ka nxjerrë në ankand disa prej pajisjeve të kësaj ambasade.

Ndodh rrallë herë që ambasada të nxjerri pajisje shtëpiake dhe mobilje, të gjitha pajisjet janë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pajisjet janë funksionale, kjo është një mundësi e mirë për të marrë produkte amerikane.

Nëse po kërkoni të zbukuroni dyshemenë e shtëpisë, atëherë tapeti është perfekt, me kombinim ngjyrash por edhe zbukurime klasike për ambiente të veçanta.

“Ambasada e SHBA-së, në Tiranë shet artikujt e tepërt (mobilje dhe pajisje shtëpiake) nëpërmjet ankandit “online” në internet. Artikujt e tepërt do të shiten duke u bazuar në rregullat e përcaktuara nga Departamenti i Shtetit Amerikanë.

Secili grup artikujsh do të ketë një numër të veçantë (numri i grupit), një përshkrim të detajuar, gjendjen aktuale, funksionalitetin si dhe një sërë fotosh.”, -shkruhet në njoftimin e ambasadën amerikane.

Ja çfarë shet ambasada: Frigorifer, sobe elektrike, sobe me mikrovale me vlerën 13,500.00 lek.

Kolltuk tresh, kolltuk dysh, tavoline mezi, 11,000.00 lek.  Kolltuqe, tavolina anesore, abazhure tavoline 6,000.00 lek. Tavoline buke, karrike buke, 15,900.00. Tapte orientale, kolltuk tek,  30,000.00 lek.

Kristaliere, komo 2-kanatesh, karrike buke, 9,000.00 lek. Krevat dopio, komodina, abazhure, pasqyre, tapet, 8,000.00 lek.

Komo, pasqyre, 6,500.00 lek. Krevate, abazhur, komodine, pasqyre, komo, tapet, 40,000.00 lek. Dollape robash, 4,000.00 lek.


[gallery]24596[/gallery]
 

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com