Ja çfarë thotë Nikos Kotzias pas
takimit me Bushatin në Korçë

Ja çfarë thotë Nikos Kotzias pas<br />takimit me Bushatin në Korçë<br /><br>
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme ka deklaruar për mediat greke se çfarë është arritur gjatë diskutimit me Ditmir Bushatin në Korçë do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama dhe Aleksis Tsipras së shpejti.

“Kemi arritur marrëveshje që nuk janë arritur gjatë këtyre 70 viteve midis Shqipërisë, jam i kënaqur për rezultatet e marrëveshjes. Qeveria shqiptare kishte guximin të votonte për dy ligje ekzekutive (bazuar në marrëveshjen e vitit 2009) dhe për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvarrosjes së ushtarëve grek,” tha Kotzias.

Takimi më i afërt midis dy kryeministrave është samiti i Davosit, nuk dihet ende dita se kur do flasin por samiti fillon ditën e nesërme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane