Ja cilat janë 11 gjërat që njerëzit e
suksesshëm i bëjnë në mëngjes

Ja cilat janë 11 gjërat që njerëzit e<br />suksesshëm i bëjnë në mëngjes
Shumë prej atyre që kanë arritur të gjejnë suksesin profesional pranojnë filozofinë që disa gjëra duhet bëhen herët në mëngjes. Në një studim të kryer është arritur në përfundimin se janë 11 gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë në mënëgjes për të qënë sa më efikas gjatë ditës.

1.Bëjnë ushtrime, madje edhe peshëngritje. Ka nga ta që në 6 të mëngjesit shkojnë në ushtrime. Disa bëjnë joga e të ngjashme.

2.Punojnë top projektet biznesore që kanë. Konsiderohet koha ideale, para se i gjithë përqendrimi juaj të shkoj tek kolegët, familja apo punët e tjera që nuk janë me prioritet.

3.Ata punojnë projekte personale me shumë pasion. Shkruajë novela, merren me art apo ngjashëm.

4.Kalojnë kohë shumë me familjen. Të gjithë mendojnë se me familjen është pasditja koha e përshtatshme për të qëndruar me ta, vlerësimet e fundit thonë se të suksesshmit shfrytëzojnë mëngjeset, duke u lexuar fëmijëve apo ngjashëm.

5.Bisedat kryesore me partnerin i kanë në mëngjes. Megjithëse edhe marrëdhënie seksuale e edhe debatet për gjithçka vlerësohet se bëhen në mbrëmje, të suksesshmit thuhet se këto i bëjnë në mëngjes. Madje shumë prej tyre nisen për në punë bashkë. Flasin për ushqimet, për faturat për obligimet familjare e të tjera.

6.Ata krijojnë rrjetin e kafe-pirësve. Ndryshe që në drekë është vështirë të përshtaten shijet e secilit, ata në kafe takojnë njëri-tjetrin dhe marrin dhe japin ide për punë.

7.Meditojnë për të çliruar mendjen e tyre. Apo edhe shkojnë në kishë apo xhami që të luten për veten.

8.Ata shkruajnë gjërat për të cilat janë mirënjohës dhe të lumtur që i kanë. U merr pak kohë dhe zakonisht e bëjnë rrugës teksa shkojnë në punë.

9.Bëjnë plane dhe strategji derisa janë të freskët. Planifikojnë ditën, javën e edhe muajin. Kështu ata në mëngjes ia japin vetën një pasqyrë se çfarë do tu duhet të bëjnë gjatë ditës.

10.Kontrollojë email adresat e tyre. Shumë prej të suksesshmëve e fillojnë ditën duke lexuar emailet e tyre. Shikojnë nëse ka diçka që kërkon përgjigje me urgjencë por edhe që të mësojnë se çfarë u është kërkuar në mënyrë që të mund të mendojnë më qartë para se të kthejnë përgjigje.

11..Lexojnë gazetat apo edhe portalet. Informohen për lajmet në vend.  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!